Permiresimi i politikave te punesimit ne kuader te anetaresimit te Shqiperise

“Përmirësimi i politikave të punësimit në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE” ka mbledhur së bashku në një debat të hapur aktorë të ndryshëm si përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit të biznesit, akademikë e përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar mbi ndërhyrjet e nevojshme me qëllim hartimin më të mirë të politikave të punësimit.
E pranishme në këtë aktivitet zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra ka theksuar se punësimi në vetvete është i lidhur pazgjidhshmërisht me të gjitha politikat ekonomiko-fiskale si dhe sociale që hartohen nga qeveritë. Në këtë kontekst zv/ministrja e Punës Filloreta Kodra është shprehur se ekonomia shqiptare ka pasur një rritje sipas Komisionit Europian katër herë më të madhe se mesatarja e rajonit dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme.
Ndërkohë që Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Etore Sequi ka vënë theksin tek forcimi i bashkëpunimit mes sipërmarrjeve private dhe të rinjve, të cilët sipas tij dëshmojnë vlerat e vitalitetit gjë mjaft pozitive për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.