E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga pronarit te nje pike skrapi

Pronari i një pike grumbullimi skrapi është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, si dhe është ndaluar në flagrancë edhe një tjetër person i cili vidhte puseta dhe materiale ndërtimi për ti shitur për skrap. Një hetim intensiv nisi pas denoncimit të vjedhjeve të pusetave të rrugëve të brendshme të Gjirokastrës, të rrugës nacionale, si dhe të zbardhjes së vjedhjeve të hekurishteve në oborret e disa banesave. Si rrjedhojë u vu në pranga 40 vjeçari Altin Cari, pronar i pikës së grumbullimit të Skrapit dhe 38 vjeçari Taulant Braja, autor i vjedhjes së një porte të hekurt me dy kanata në një banesë si dhe i dyshuar si autor i vjedhjes së pusetave dhe hekurishteve të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›