Kryeministri Berisha merr pjesë në Samitin e Salzburgut të kryeministrave të EJL
Kryeministri Sali Berisha u nis sot pasdite për në Austri ku do të marrë pjesë në Samitin e Salzburgut të Kryeministrave të vendeve të Europës Juglindore. Takimi zhvillohet nën mikëpritjen e Kancelarit Austriak Wolfgang Schussel.
Takimi do të diskutojë rreth perspektivës dhe fuqizimit të procesit të integrimit europian të vendeve të Europës Juglindore, si dhe mbi çështje të thellimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit.
Gjatë samitit, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime të veçanta me Kancelarin Schussel dhe homologë të tjerë të rajonit.