E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon profesorin e Universitetit japonez, antropologun Kazuhiko Yamamoto

Kryeministri Berisha priti sot në një takim profesorin e shkencës së antropologjisë, zotin  Kazuhiko Yamamoto, PhD, nga Universiteti Kyushu, Fukuoka/ Japoni. Prof. Yamamoto është një antropolog i shquar edhe për studimet e tij në fushën e kulturës shqiptare, veçanërisht mbi strukturën etike të kanunit dhë nënkuptimet  e saj kulturore. Studiuesi nga Japonia ishte i ftuar sot nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë,  për një diskutim shkencor mbi këtë temë.

Kryeministri Berisha e përgëzoi mikun e tij nga Japonia për kontributin e tij shumë të çmuar që ai po jep për njohjen e kulturës shqiptare në Japoni. Ai e siguroi bashkëbiseduesin për interesin e madh që ka vendi ynë për zhvillimin e studimeve shkencore që lidhen me kulturën shqiptare, si dhe për mbështetjen prioritare që qeveria i jep bashkëpunimit të institucioneve tona akademike me studiuesit dhe institucionet homologe të vendeve të tjera.

Gjatë këtij takimi, Profesor Yamamoto i dhuroi Kryeministrit Berisha librin e tij më të ri për strukturën etike të kanunit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›