E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, « Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë »,  të ndryshuar, dhe të nenit 11, të     ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

  1. Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri « Shpenzime kapitale», t’i shtohet fondi prej 40 000 000 (dyzet milionë) lekësh, për rikonstruksionin e mjediseve të brendshme të Tipografisë Ushtarake, ku do të vendoset shtypshkronja e Letrave me Vlerë.
  1. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
  1. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›