VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. GËZIM MUSABELLIU, NË SPITALIN PRIVAT « BALKAN ALLIANCE MEDICAL CENTER »
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. GËZIM MUSABELLIU, NË SPITALIN PRIVAT « BALKAN ALLIANCE MEDICAL CENTER »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», të ndryshuar, dhe tё ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008, nё zёri «Shpenzime operative », t’i shtohet fondi 450 000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë, pёr përballimin e shpenzimeve pёr kurimin e z. Gëzim Musabelliu, në spitalin privat « Balkan Alliance Medical Center ».
2. Efektet financiare, për mbulimin e shpenzimeve, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA