VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.835, DATË 11.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MADHËSISË SË PAKETËS SË AKSIONEVE TË KAPITALIT TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”, QË U OFROHET INVESTITORËVE STRATE
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.835, DATË 11.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MADHËSISË SË PAKETËS SË AKSIONEVE TË KAPITALIT TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”, QË U OFROHET INVESTITORËVE STRATEGJIKË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, dhe të neneve 3, 7, 8 e 9, të ligjit nr.9889, datë 20.3.2008, “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” (OSSH)”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në tekstin e instruksioneve për realizimin e tenderit për privatizimin e shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, që i bashkëlidhet vendimit nr.835, datë 11.6.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në nënpikën 3.2.1, “Garancia e ofertës”, fjalët “… në vlerën 10 % të ofertës financiare…” zëvendësohen me “… në vlerën 5 milionë euro…”.
b) Në nënpikën 4.1.2, të pikës 4.1, “Vulosja dhe shënimi i ofertës”, fjalët “… MOS TË HAPET PËRPARA DATËS 1 SHTATOR 2008…” zëvendësohen me “…MOS TË HAPET PËRPARA DATËS 15 SHTATOR 2008…”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA