E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon zv/Presidentin e grupit socialist në Parlamentin Evropian z. Hannes Swoboda

Gjatë qëndrimit të tij në Dubrovnik, Kryeministri Berisha u takua sot me zv/Presidentin e grupit socialist në Parlamentin Europian z. Hannes Swoboda. Kryeministri Berisha e falënderoi z. Swoboda për miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe angazhimin e grupit socialist në Parlamentin Evropian për të inkurajuar integrimin evropian të Shqipërisë.

Kryeministri Berisha rikonfirmoi vullnetin për të zbatuar rezolutën në bashkëpunim të ngushtë me opozitën, për të përshpejtuar integrimin evropian.


10/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›