Kryeministri Berisha uron Kryeministrin italian z. Silvio Berluskoni për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore
Kryeministri Berisha zhvilloi sot në drekë një bisedë telefonike mjaft të ngrohtë e miqësore me Kryeministrin e Italisë, zotin Silvio Berluskoni, të cilin e uroi përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore të zhvilluara në Itali.
Kryeministri Berisha i shprehu Kryeministrit Berluskoni bindjen se kjo fitore dëshmon besimin e madh të qytetarëve italianë tek Silvio Berluskoni dhe tek koalicioni qeveritar.
Kryeministri Berluskoni e falënderoi me shumë përzemërsi Kryeministrin Berisha për urimin e tij.
Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Berluskoni ranë dakord gjatë kësaj telefonate që do të shihen së shpejti në një takim të përbashkët.
30/03/2010