Kryeministri Berisha, vizite ne Gjermani per Sigurine Globale
Kryeministri Sali Berisha, u nis dje per nje vizite zyrtare ne Gjermani, ku do te marre pjese ne takimin e 27-te nderkombetar mbi sigurine globale, i cili zhvillohet ne Berlin, nga data 4 deri me 7 qershor 2010. Ne kete takim nderkombetar, ku merr pjese edhe kreu i qeverise, do te trajtohet gjeresisht, tema "Siguria globale, sfidat ne rritje". Takimi organizohet nga Qendra per Studime Strategjike dhe mbeshtetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani te medha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj. Kryeministri Berisha ne kete aktivitet do te jete sot referuesi kryesor i panelit te darkes, i cili do te trajtoje ceshtjet me te rendesishme te sigurise globale. Nderkohe qe nuk do te mund te mungojne ne kete takim nderkombetar edhe diskutime mbi situaten ekonomike te botes dhe vendeve perfaqesuese ne kete takim, si dhe te bashkepunimit rajonal mes tyre. Takimi do te vijoje per tre dite radhazi ne Berlin te Gjermanise.