E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti italian Napolitano dekoron deputetin Tritan Shehu

Presidenti Italian, Giorgo Napolitano, dekoroi dje Tritan Shehun me urdhrin e larte me titullin "Grande Ufficiale". Dekorata iu dha me motivacionin per nje aktivitet te dendur politik ne fushen e bashkepunimit dhe forcimit te marredhenieve Shqiperi-Itali, per lidhjen dhe bashkepunimin e ngushte me personalitete te shquara te fushave institucionale dhe akademike ne vite, si nje personalitet i shquar me kontribut te vecante ne fushen politike dhe akademike. Urdhri "Stella della soliedarieta italiana" jepet me dekret te Presidentit te Republikes me propozim te Ministrit te Puneve te Jashtme, kerkese e cila shqyrtohet ne Keshillin e Ministrave. Nderkohe qe vitin e ardhshem, ne datat 29-30 prill do te organizohet ne Tirane, nje Konference mjaft e rendesishme per Kontrollin e Kancerit. Aktiviteti organizohet ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise, OBSH, Kooperacionin Italian etj, si dhe me mbeshtetjen e shume grupeve, qe operojne ne kete sektor me mbeshtetjen e plote te Kryeministrit Sali Berisha. Per organizimin e funksionimin e ketij aktiviteti jane krijuar disa struktura. Kjo konference, qe organizohet per here te pare ne vendin tone, ka per qellim te diskutoje rreth kesaj patologjie tashme mjaft problematike dhe tek ne, rreth menyrave moderne te mjekimit, diagnostikimit, trajtimit si dhe per disa aspekte te tjera te kujdesit paliativ, te para keto edhe nen aspekte etike e organizative. Kjo konference do te sherbeje edhe per sensibilizimin e metejshem te opinionit tone publik ne perballimin e kesaj patologjie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›