Psikiatriku, pacienti plagos 3 punonjese
Vlore-Tre punonjese te spitalit psikiatrik te Vlores, kane rene pre e terbimit te dhunshem te nje pacienti. Ngjarja ka ndodhur dje, kur Altin Doko, 35 vjec nga Permeti, ka qelluar me thike pjatalaresen e spitalit Bejaze Ronkolli 50 vjec, dhe me pas edhe dy sanitaret, te cilat u futen per t'i hequr atij thiken nga dora. Ai ka hyre ne kuzhinen e spitalit, ku ka gjetur pjatalaresen duke lare enet e drekes. Ajo i ka kerkuar te largohet, ndersa ne kete moment i semuri ka marre nje thike dhe i eshte sulur per ta qelluar. Goditja ka qene e drejtperdrejte dhe e papritur. Punonjesja e spitalit eshte plagosur ne kraharor, ku sipas mjekeve te spitalit, tehu i thikes i ka prekur pak edhe mushkerite. Kur ka pare terbimin e te semurit, 50-vjecarja eshte mundur t'i shmanget goditjeve te tjera dhe ne tentative per t'u mbrojtur ka pesuar demtime ne duar dhe krahe. Dy sanitare te cilat kane pare ate cka po ndodhte ne kuzhine, kane rendur t'i vijne ne ndihme koleges se tyre, duke tentuar t'i largojne thiken nga duart te semurit. Por gjate kesaj tentative edhe ato kane marre disa plage te lehta ne shpatull dhe duar. Me tej, kane qene pjesetare te tjere te stafit qe kane bere te mundur evitimin e tragjedise dhe kane hequr te semurin mendor nga kuzhina. Bejaze Ronkulli, eshte shoqeruar menjehere ne spitalin rajonal te Vlores, ku ende ndodhet ne reanimacionin e spitalit ne mbikeqyrjen e mjekeve, ndersa dy sanitaret jane mjekur dhe jane transferuar ne banesat e tyre. Sipas mjekeve reanimatore, 50-vjecarja Bejaze Ronkulli, ka marre nje plage te rende, e cila i ka shkaktuar shume hemorragji. Diagnoza eshte percaktuar penumo-toraks, dhe mjeket ende nuk shprehen per gjendjen e metejshme te saj. Nga ana e policise eshte e pamundur te behen veprime ndaj autorit te plagosjes, 35-vjecarit Altin Doko, i cili eshte shtruar ne spitalin psikiatrik rreth 6 vjet me pare, ne baze te nje vendimi te gjykates se Gjirokastres. Ky vendim e ka cilesuar ate te paafte menderisht. Dokon, i cili ishte gjykuar per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative, te kryer rreth 6 vjet me pare. Burime nga spitali psikiatrik i Vlores, shprehen se pacienti ka paraqitur disa here agresivitetin dhe nuk kane munguar kerkesat per transferim te tij nga ana e personelit te spitalit. Aktualisht blute e Vlores, te cilet e kane te pamundur shoqerimin e tij, presin nje vendim gjyqi per te vepruar, vendim i cili mund te percaktoje transferimine tij ne nje spital burgu, apo nje spital psikiatrik, ku te mund te mbahet i kufizuar teresisht e ne kushte sigurie te larte.
O.Hila