E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton ekspozitën “Piktura moderne” e piktorit Rexhep Aliaj

Kryeministri Berisha vizitoi sot ekspozitën e piktorit Rexhep Aliaj, në Muzeun Historik Kombëtar.

Pasi pa rreth 50 vepra, të ekspozuara me titull “Piktura moderne”, Kryeministri Berisha përshëndeti praninë e piktorit Aliaj me këtë ekspozitë të parë, pas shumë kohësh në Shqipëri.

Kryeministri u shpreh se i pëlqeu veçanërisht prezantimi i punimeve nën një strukturë tërësisht moderne, që i përkasin një zhanri që ende nuk ka gjetur vendin e  vet në artit shqiptar.  

“Si njeri me përkushtim për lirinë, më vjen shumë mirë që keni shpalosur talentin tënd në një zhanër shumë të veçantë, në të cilën piktura shqiptare ka boshllëqet e veta,” – u shpreh Kryeministri.


08/03/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›