E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajti akordon 4 milionë dollarë për lehtësimin e situatës humanitare pas fatkeqësisë së Gërdecit

Kryeministri Berisha priti sot një delegacion nga Kuvajti, që kryesohej nga zoti Ismail Khudhr Al- Shatti, këshilltar i Kryeministrit të Kuvajtit.

Delegacioni i Kuvajtit në emër të Emirit dhe Kryeministrit të Kuvajtit, i përcolli Kryeministrit Berisha mesazhin ngushëllues për aksidentin teknologjik në Gërdec.

Këshilltari i Kryeministrit të Kuvajtit i tha Kryeministrit Berisha se qeveria dhe populli i Kuvajtit janë pranë qeverisë dhe popullit shqiptar.

Për të ndihmuar në lehtësimin e situatës humanitare të kësaj fatkeqësie, qeveria e Kuvajtit ka akorduar një ndihmë financiare, prej 4 milionë dollarësh.

Kryeministri Berisha falenderoi delegacionin e Kuvajtit për kujdesin e treguar dhe vlerësoi në maksimum gjestin e bamirësisë për të zbutur efektet humanitare të kësaj fatkeqësie.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›