Kryeministri Berisha takon Kampionin e botës, boksierin Kreshnik Qato
Sot paradite, Kryeministri Berisha priti ne një takim boksierin Kreshnik Qato, pas marrjes së titullit botëror të fondacionit WBF.
Kryeministri Berisha e përgëzoi boksierin Qato për fitoren e shkëlqyer dhe të merituar që arriti në ndeshjen me boksierin portugez Viktor Sa.
Kryeministri u shpreh se kjo është një fitore historike për të gjithë shqiptarët. “Besove tek kjo fitore dhe pas një serie suksesesh ia dole mbanë të marrësh titullin botëror”- u shpreh Kryeministri Berisha.
Nga ana e tij, Boksieri Kreshnik Qato duke falënderuar Kryeministrin për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme, u shpreh i lumtur që u realizua dëshira dhe ambicia e tij sportive për sigurimin e titullit Kampion Bote.