E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton zonën industriale “6 tetori”, në Kajro

-Sipërmarrësit egjiptianë i shprehin Kryeministrit Berisha interes për të investuar në Shqipëri.

Kryeministri Berisha, në vazhdim të vizitën së tij në Egjipt, ka vizituar zonën industriale “6 tetori”, duke u ndalur në fabrikën e produkteve ushqimore “El Marwa” si dhe në fabrikën e prodhimit të pjesëve për automjetet.

Pasi vizitoi ambjentet e kompleksit ushqimor, Kryeministri i foli të pranishmëve për klimën e favorshme të biznesit në Shqipëri si dhe i ftoi ata të investojnë në vendin tonë.

Kompleksi “El Marwa”, është një sipërmarrje gjermano-amerikane-egjiptiane dhe ekporton në rreth 47 vende të botës, përfshi Lindjen e Mesme dhe Shtetet e Bashkuata të Amerikës. Kjo sipërmarrje ka një xhiro vjetore prej 100 milionë dollarësh.

Ky grup është në proçes të shtrirjes së aktivitetit të tij edhe në Europë dhe gjatë takimit me Kryeministrin Berisha kanë shprehur interesin për të investuar edhe në Shqipëri.
 
Më pas, Kryeministri ka vizituar fabrikën e prodhimit të pjesëve të automjeteve tip Benz, BMW, të cilat ekportohen kryesisht në vendet e Lindjes së Mesme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›