Kryeministri Berisha: Ligji i ri urbanistikës do të përmirësojë infrastrukturën
Në mbledhjen e sotme të KRRTRSH-së Kryeministri Berisha deklaroi se ligji i ri i urbanistikës do të përcaktojë rregulla të reja në marrëdhëniet mes taksapaguesve.
Kryeministri u shpreh se ky ligj do të vendosë taksën për ndërtimin e infrastrukturës për pronarët dhe zhvilluesit e të gjitha zonave, taksë e cila do të jetë thelbësore për nxitjen e zhvillimit infrastrukturor.
Duke u ndalur në këtë çështje Kryeministri theksoi se mungesa e kësaj takse po krijon një çarje të madhe mes shtresave në shoqëri.
“Ligji i ri të urbanistikës do të përcaktojë kushte të qarta mes taksapaguesve duke ndërtuar raporte të reja. Duhet të përcaktojmë me shpejtësi rregulla të tjera sepse kështu vetëm sa e polarizojmë shoqërinë dhe krijojmë hendeqe të mëdha”, tha Kryeministri
Më tej Kryeministri theksoi se vendi është në një situatë të padrejtë, prandaj kjo gjendje duhet të ndryshojë.