E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania "Enel" i prezanton Kryeministrit Berisha projektin për ndërtimin e dy TEC-eve, me kapacitet 700 megawat secili

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Presidentin e Kompanisë Enel, z. Fulvio Konti. Gjatë takimit zoti Konti i prezantoi Kryeministrit Berisha projektin për ndërtimin e dy impianteve për prodhimin e energjisë elektrike nga TEC-e, me një kapacitet 700 megawat secili.

Zbatimi i këtij projekti  parashikon të prodhojë energji me teknologjinë më të pastër, duke iu përmbajtur standardeve ndërkombëtare më të mira për mbrojtjen e mjedisit.   
Kryeministri Berisha pasi u njoh me projektin garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë për të miratuar sa më parë të gjitha procedurat e nevojshme për fillimin nga puna të tij.

Brenda këtij muaji pritet që ekspertët e kompanisë Enel të sjellin projektet e detajuara për ndërtimin e këtyre dy veprave.

Gjithashtu  Kryeministri shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për ndërtimin e centraleve nukleare për prodhimin e energjisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›