E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësues të kompanisë zvicerane “Mineral Invest”

Kryeministri Berisha priti të shtunën në zyrën e tij përfaqësuesit e kompanisë zvicerane “Mineral Invest.” Kompania zvicerane, në kooperim edhe me një kompani shqiptare shprehu interes për të investuar në verilindje të vendit. Interesi i tyre për shtrirjen e investimit, të nisur edhe në Kosovë, erdhi nga fakti që Shqipëria konkurron tani në rajon me klimën më të përshtatshme për investime.

“Mineral Invest” paraqiti tek Kryeministri projektet për ngritjen e një impianti për shkrirjen e kromit në Vlahën, Has dhe ndërtimin e një tjetri impianti për përpunimin dhe pasurimin e kromit në Kalimash, Kukës.

Kryeministri Berisha garantoi investitorët zviceranë se në procedurat për fillimin dhe zbatimin e  investimit do të kenë mbështetje të plotë nga qeveria dhe strukturat e saj. Zoti Berisha premtoi se sikundër edhe projekte të tjera edhe projekti i tyre do të përfshihet në kuadrin e nismës “Shqipëria një euro”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›