E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë ngushëllimi në familjen e aktorit Vasillaq Vangjeli

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në familjen e aktorit Vasillaq Vangjeli, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Kryeministri Berisha i shprehu ngushëllimet familjarëve të tij për humbjen e njëriut të tyre të dashur. Duke e cilësuar Vasillaq Vangjelin si një personalitet të shquar të artit, një artist të madh e të mrekullueshëm dhe njëri me karakter e vendosmëri të madhe, Kryeministri Berisha theksoi se ndarja  e tij nga jeta është një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për botën e artit shqiptar.

“Vasillaqi le mbrapa një emër të shkëlqyer dhe nder për ju dhe miqtë e tij. Ai ka lënë mbrapa një trashëgimi të vyer dhe me veprat e tij ai vazhdon të jetojë në kujtesën e gjithsecilit prej nesh”, u shpreh Kryeministri.


29/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›