E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Duhet të zbatohen me rigorozitet afatet kohore të kontratave për financimin dhe ndërtimin e HEC-ve

-          Kompanitë, të cilat megjithë zgjatjen e afateve nuk kanë qene të afta të garantojnë financimin e projekteve të tyre do të detyrohen të zbatojnë kontratën e firmosur, pra rrjedhimisht do të humbasin të drejtën e saj.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha u ndal në mënyrë të veçantë në vendimet për dhënien me koncesion të hidrocentraleve të ndryshme mbi kaskadën e lumenjve të Grabovës dhe Osumit.

Kryeministri theksoi se nisur nga veçoritë karakteristike të lumenjve, do të marrë përparësi ruajtja e tipareve që përbëjnë vlera natyrore. “Natyrisht kanionet përjashtohen nga çdo lloj cënimi, pasi janë një pasuri e jashtëzakonshme. Osumi është lumi  me pjerrësinë më të madhe në Shqipëri, zbret nga 900 metra lartësi, por kanionet nuk do të preken. Ato do të mbeten të ruajtura si një monument mahnitës natyror.” u shpreh kryeministri.

Kryeministri kërkoi nga ministria përkatëse shqyrtimin e afateve kohore të licencave të marra shumë kohë më parë, nga kompani të cilat megjithë zgjatjen e këtyre afateve nuk kanë qenë të afta të garantojnë financimin e projekteve të tyre. Kryeministri u shpreh që në këto kushte, kompani të tilla do të detyrohen të zbatojnë kontratën e firmosur, pra të humbasin  të drejtën  e saj. “Kompanitë, të cilat megjithë zgjatjen e afateve nuk kanë qene të afta të garantojnë financimin e projekteve të tyre do të detyrohen të zbatojnë kontratën e firmosur, pra rrjedhimisht do të humbasin të drejtën e saj, në termat  e kontratës. Duhet të ketë një mekanizëm që ti parandalojë rikthimin e tyre në garë për së dyti. Ata patën një  shans, nuk   e realizuan dot, për herë të dytë nuk kanë të drejtë morale.”  u shpreh kryeministri.

Duke qenë se interesi për investime në fushën  energjisë është shumë i lartë, kryeministri theksoi se është e domosdoshme që nëpërmjet zbatimit të vendimeve përkatëse të qeverisë  tu jepet shansi dhe mundësia për investime të gjitha kompanive serioze, të cilat plotësojnë kushtet për realizimin e këtyre ndërtimeve.

Më gjerësisht, kryeministri Berisha u shpreh:

Rendi i ditës është një rend që dominohet hidrocentralet dhe unë e përgëzoj ministrinë  e ekonomisë që ka sjellë këtu një seri HEC-e në kaskadën  e Osumit. Natyrisht kanionet përjashtohen nga çdo lloj cënimi, pasi janë një pasuri e jashtëzakonshme. Osumi është lumi  me pjerrësinë më të madhe në Shqipëri, zbret nga 900 metra lartësi, por kanionet nuk do të preken. Ato do të mbeten të ruajtura si një monument mahnitës natyror.

Miratohet kontrata dhe koncesione të formës “BOT" për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Grabovë.

Zoti Ministër, duhet të shqyrtohen afatet kohore të licencave te marra shumë kohë më parë. Një numër kompanish janë përgjigjur dhe kanë filluar ndërtimin. Kompanitë, të cilat megjithë zgjatjen e afateve nuk kanë qene të afta të garantojnë financimin e projekteve të tyre do të detyrohen të zbatojnë kontratën e firmosur, pra rrjedhimisht do të humbasin të drejtën e saj, në termat  e kontratës. Duhet të ketë një mekanizëm që ti parandalojë rikthimin e tyre në garë për së dyti. Ata patën një  shans, nuk   e realizuan dot, për herë të dytë nuk kanë të drejtë morale. Unë  e kuptoj që ligji, ndofta ka ndonjë boshllëk dhe nuk i pengon, por me shkeljet që i kanë bërë kontratës ata meritojnë të përjashtohen nga gara. Dikush tjetër duhet të ketë shansin dhe është e domosdoshme të shqyrtohet për rastet e dyta garancia financiare, e domosdoshme, më shpresëdhënëse për ndërtimin. Një vendim ne e patëm marrë, në të cilën sipas madhësisë së HEC-ve  bëmë zgjatje 12, 18 dhe 24 mujore. Unë kam idenë se ky vendim po i afrohet skadimeve dhe për disa kategori ka skaduar. Atëherë këto kontrata janë letër e vdekur. Kërkesat janë të mëdha, interesi është i madh. Shumë prej këtyre janë treguar të paarsyeshëm në ofertat që ju kanë bërë partnerëve dhe kanë larguar investitorët, ndaj dhe duhet që kontrata të zbatohet me rigorozitet, çka do të thotë pas skadimit të afatit të përcaktuar në vendimin  e qeverisë që zgjati afatet, ata kanë humbur të drejtën  e kontratës. Unë e di që ju keni nisur gjoba dhe paralajmërime, por tani është koha që të zbatohet një më një, vendimi i qeverisë, sepse interesi për investime në fushën energjisë është shumë i madh dhe këta bllokojnë kaskada përrojesh dhe lumenjsh shumë të përshtatshëm për investime.


28/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›