Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në ambasadën e Çekisë, në nderim të ish Presidentit Vaclav Havel
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë, në nderim të ish Presidentit çek Vaclav Havel, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 – 2003).
Me këtë rast ambasada e Republikës së Çekisë në Tiranë hapi sot librin e ngushëllimeve, në të cilin Kryeministri Berisha la një shënim në nderim të figurës së z. Vaclav Havel.
21/12/2011