E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në nder të ish diplomatit, intelektualit dhe arkitektit të mirënjohur, Prof. Enver Faja

Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nder të ish diplomatit, intelektualit dhe arkitektit të mirënjohur, Profesor  Enver Faja, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.  

Kryeministri Berisha u shprehu familjarëve të Prof. Fajës ngushëllimet e tij të sinqerta, duke e vlerësuar figurën e tij si një  intelektual, studiues, qytetar dhe prind shembullor, i cili lë pas  vepra të shkëlqyera që e përfaqësojnë dhe e përjetësojnë me dinjitet të madh në memorien e miqve të tij dhe të qytetarëve të  këtij vendit.  

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia dhe të qeverisë, familjes Faja, qytetarëve të Tiranës, botës intelektuale e shkencore shqiptare, për humbjen e rëndë që kanë pësuar, me ndarjen nga jeta të Profesor Enver Fajës, një intelektual, një studiues, një qytetar dhe prind shembullor.  Enver Faja jetoi një jetë përkushtimi të madh për familjen e tij, për Tiranën që aq shumë e deshi dhe mishëroi vlerat e saj, për botën intelektuale të vendit dhe shqiptarët në tërësi. Enver Faja u nda nga jeta, por ka lënë pas vepra të shkëlqyera që e përfaqësojnë dhe e përjetësojnë me dinjitet të madh në memorien e miqve të tij, në memorien e qytetarëve të këtij vendi”, u shpreh Kryeministri Berisha.  


06/10/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›