E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon nje takim me Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga

Kryeministri Berisha zhvilloi sot, një takim miqësor me Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Durrësit. 
 
Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që takohej me Presidenten Jahjaja, ndёrsa vlerësoi rolin e kontributin e saj në konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
 
Nga ana e saj, Presidentja Jahjaga i shprehu Kryeministrit Berisha ngushёllimet mё tё thella pёr humbjen e jetёve nё aksidentin tragjik nё Himarё, njё ngjarje qё tronditi thellё tё gjithё qytetarёt e Kosovёs. 

Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës si interesi jetik i qytetarëve të dy vendeve.  Në bisedime u trajtuan dhe zhvillimet nё rajon.

Kryeministri Berisha dhe Presidentja Jahjaga vlerёsuan se progresi i gjithanshëm i Kosovës ka bёrё qё ajo të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi nё rajon.


27/05/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›