Kryeministri Berisha zhvillon një takim me Prof. Dr. Peter Eigen, themelues dhe Kryetar i Bordit Këshillimor të Transparency International

Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Prof. Dr. Peter Eigen, themelues dhe Kryetar i Bordit Këshillimor të Transparency International. Prof. Dr. Eigen po e viziton Shqipërinë me rastin e prezantimit nga Fondacioni Konrad Adenauer të përkthimit të librit të tij “Rrjeti i korrupsionit”.
Kryeministri Berisha e njohu z. Eiger me përpjekjet e vazhdueshme dhe reformat e njëpasnjëshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në luften antikorrupsion dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim.
Kryeministri shtroi nevojen e fokusimit të luftës antikorrupsion në fusha të caktuara. Fokus i veçantë iu vu transparencës në sektorin e industrive nxjerrëse e përpunuese, të cilat janë temat e librit të paraqitur nga Prof. Dr. Eigen.
Gjithashtu në takim u nda i njëjti mendim për rendësinë themelore të rolit aktiv e të pavarur të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsonit. Kryeministri nënvizoi kontributin e qeverisë në financimin pa kushte nga buxheti i shtetit të Bordit të Shoqërisë Civile, për projekte me fokus kryesor luftën antikorrupsion. Ai nënvizoi se çdo përpjekje për të forcuar rolin aktiv e të pavarur të shoqërisë civile në këtë luftë, është e mirëpritur.
18/10/2011