Kryeministri Erdogan: “Shqipëria, transit i gazsjellësit “Nabucco”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi idenë se Shqipëria mund të marrë rolin e furnizuesit transit të gazsjellësit më të rëndësishëm të kontinentit, “Nabucco”. Deklarata e Erdoganit erdhi gjatë një samiti që po zhvillohet në Romë për sigurinë botërore dhe ushqimeve, organizuar nga OKB. Ai theksoi se po punohet për zgjerimin e rrjetit të gazit natyror Nabucco drejt Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.
Projekti Nabucco
“Nabucco është një nga projektet më të rëndësishme të BE-së. Ky projekt ka tre partnerë. Ju e dini se ne furnizojmë me gaz Greqinë, dhe aktualisht po përpiqemi ta zgjasim atë drejt Shqipërisë dhe Italisë. Këtë projekt ne e konsiderojmë si një alternativë ndaj Rrymës së Jugut. Nëse Rryma e Jugut nuk i plotëson kërkesat e BE-së për energji, Nabucco do të jetë një opsion i rëndësishëm”, deklaroi kryeministri turk. Bashkimi Evropian synon të ndërtojë gazsjellësin prej 3.300 kilometrash të gjatë për të lidhur rajonin e detit Kaspik, Lindjen e Mesme dhe Egjiptin, me Evropën Qendrore e Perëndimore përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Ideja e BE-së është që të ndërtojë një tubacion të madh me shumë pika furnizimi dhe shumë degëzime shpërndarëse. Në vendin tonë mund të ndërtohet një rigazifikator në Seman, si dhe një gazsjellës që do të lidhë bregdetin shqiptar me Bullgarinë. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka hyrë sakaq në bisedime me Katarin për të siguruar furnizime me gaz të lëngshëm. Projekti i përgatitur nga ASG Power synon të ndërtojë një rigazifikator me madhësi 30 miliardë metër kub.
Alternativat e botës për gaz
Amerika është mbështetësi kryesor i rrjeteve alternative të gazit, sepse i druhet një varësie të plotë të Evropës nga Rusia, deri aty sa është e gatshme të sponsorizojë vetë njërin nga këta gazsjellës që mban emrin Nabucco dhe kalon nga Azerbajxhani, duke përfshirë shumë shtete të tjera si Gjeorgjia, Turqia, Bullgaria, Greqia (dhe Shqipëria degëzim) për të përfunduar në brigjet e Italisë jugore dhe në Evropën Qendrore. Pra pjesë e Nabucco-s për të cilin shtyn Uashingtoni është edhe Korridori i 8-të. Sidoqoftë, për këtë të fundit mbetet vështirësia kryesore e shfaqjes së vullneteve politike dhe ekonomike të shteteve të përfshira. Në krahun tjetër, Moska është gjithmonë një hap përpara. Gazsjellësit që kalojnë nga Ukraina dhe Bjellorusia nuk janë fort të sigurta dhe këtë e dëshmon më së miri kriza e dimrit të kaluar, ku si rezultat i mosmarrëveshjeve të Gazpromit me këto dy shtete, Evropa rrezikoi të mbetej në të ftohtë ndërsa Rusia me arkat bosh. Kështu shpjegohet fillimi i ndërtimit të dy gazsjellësve të tjerë. “North” dhe “South Stream”. Njëri anashkalon Bjellorusinë dhe Poloninë për të mbërritur ne Gjermani dhe shtetet e tjera të Evropës veriore dhe tjetri mënjanon Ukrainën për të furnizuar Evropën Jugore. Ky gazsjellës jugor është edhe konkurrenti i drejtpërdrejtë i Nabucco-s që mbështetet nga SHBA-ja.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009