Incidentet, PS: “Policia po na përgjon celularët nga oborri i Berishës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Një furgon policie i vendosur brenda ambienteve të oborrit të Kryeministrisë është bërë objekt provokimi mes opozitës, e cila është në ditën e dytë të protestës me kërkesën e saj të vetme, hapjen e kutive dhe mazhorancës, e cila duket se nuk ka gjasa ta pranojë një kërkesë të tillë. Sipas, përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ky furgon policie po përgjon protestuesit. Ka qenë deputeti socialist, Fatmir Xhafa, ai që ka hedhur i pari dyshimet në lidhje me këtë çështje. Deputeti Xhafa tha se, në oborrin e Kryeministrisë ndodhej një makinë që survejonte gjatë gjithë kohës protestën. Madje, sipas tij, survejoheshin dhe celularët e opozitës. “Kjo është qeveria e çimkave” – ka deklaruar deputeti Xhafa. Por, mesa duket Xhafa nuk është i vetmi deputet i opozitës, që mendon se ata po përgjohen. Një tjetër pjesëmarrës në protestë, më i specializuar në lidhje me përgjigjet, ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi e përforcoi këtë ide, duke pohuar se në makinë ndodheshin dy antena që përgjonin telefonata të caktuara. Kështu, ata kanë hedhur dyshimin se deputetët e opozitës po përgjoheshin nga policia. Pas, këtij konstatimi, ka ardhur dhe reagimi nga deputeti socialist, Erion Braçe, i cili përveç se ka akuzuar kryeministrin Berisha për këtë ngjarje, ka kërkuar “largimin e menjëhershëm të makinës nga sheshi”. Por, duket se edhe kjo kërkesë është shpërfillur nga mazhoranca, e cila jo vetëm nuk ka denjuar ta heqë furgonin nga ambientet e Kryeministrisë, por nuk i kanë kthyer asnjë pë rgjigje akuzave të bëra nga deputetët e opozitës. Kjo ka çuar në tensionimin e mëtejshëm të protestës, megjithëse edhe dita e dytë e saj nuk ka shënuar incidente të rënda. Braçe u shpreh: “Do doja t’ju ftoja të zhvendosemi në cepin tjetër të selisë së kryeministrisë për të qëndruar aty derisa makina e përgjimit të telefonave të deputetëve, kryetareve të partive politike që ndodhen këtu, që përgjohen në mënyrë të paligjshme të largohen nga ai shesh” iu drejtua Erion Braçe protestuesve.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009