E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti pro çekëve për rritjen e çmimit të energjisë

Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), Dritan Prifti, ka dalë në mbështetje të kompanisë OSSH, e cila kërkon që të pranohet niveli i humbjeve në rrjet prej 35.7%, shifër kjo 3% më e lartë se niveli zyrtar. Deklarata e Prifti, u bë dje në konferencën e rregullt për shtyp. Por, kjo kërkesë e mbështetur dje publikisht nga Prifti, është hedhur poshtë nga Enti Rregullator i Energjisë, si e paargumentuar duke hapur në këtë mënyrë konfliktin e parë mes çekëve të OSSH-së dhe shtetit shqiptar. Sipas ministrit është e përcaktuar në kontratën e privatizimit që humbjet do të vendosen nga një kompani audituese e pavarur, gjë të cilën OSSH-ja, e ka bërë. Por në rast se do të pranohet niveli i humbjeve aq sa e kërkon kompania private, atëherë edhe tarifat e energjisë që do të vendosen do të jenë më të larta. Ky konflikt pritet të përfundojë në gjykatë dhe sipas Priftit, në rast se palët do ti drejtohen drejtësisë, probabilitetin për të fituar do ta ketë kompania private OSSH.

Ky lajm është publikuar: 22/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›