-Takime te dy delegacioneve dhe nenshkrim I kater marreveshjeve dypaleshe- Mberriti sot ne Tirane per nje vizite, Kryeministri i Rumanise Adrian Nastase. Kryeministri Nastase shoqerohej nga Minist
-Takime te dy delegacioneve dhe nenshkrim I kater marreveshjeve dypaleshe-
Mberriti sot ne Tirane per nje vizite, Kryeministri i Rumanise Adrian Nastase. Kryeministri Nastase shoqerohej nga Ministri I Puneve te Jashtme Mircea Geoana, Ministri I Puneve Publike dhe Transpartit Miron Mitrea, Ministri I Koordinimit te Sekretarit te Pergjithshem te Qeverise si dhe Sekretaret e Shtetit per tregtine e Jashtme, per bujqesine, indusctrine dhe burimet.
Kryeministri Nastase dhe delegacioni qe e shoqeron, u prit ne aeroportin e Rinasit nga Kryeministri Shqiptar Fatos Nano, Zevendeskryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme Ilir Meta,etj.
Te dy kryeministrat zvilluan, ne keshillin e Ministrave, nje takim pa pranine e mediave.
Me pas te dy delegacionet zhvilluan nje takim pune ku diskutuan mbi thellimin e marredheneive shumeplaneshe midis dy vendeve.Nga pala shqiptare ishin te pranishem edhe Ministrja e Punes dheÇeshtjeve Sociale Valentina Leskaj, Ministri I Transportit dhe Komunikacioneve Spartak Poçi, Ministri i Ekonomise Arben Malaj, zevendesministrja e Bujqesise dhe Ushqimit, Vjollca Ibro dhe anetare te kabinetit.
Ne prani te dy delegacioneve u nenshkruan kater marreveshje: Marreveshja e Tregtise se Lire Shqiperi – Rumai; Marreveshja e Bashkepunimit intensiv midis 2 Ministrive te Jashtme; Marreveshja e Bashkepunimt midis Ministrive te Punes dheÇeshtjes Sociale te dy vendeve; Marreveshja midis Dhomave te Tregtise.
Kryeministri Fatos Nano dhe Kryeministri Adrian Nastase dhane nje Konference te perbashket per shtyp.