E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano, duke vërejtur situatën e papërcaktuar ligjore për rastin e tre prefektëve që kandidojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 2003, si dhe për të shmangur

Kryeministri Fatos Nano, duke vërejtur situatën e papërcaktuar ligjore për rastin e tre prefektëve që kandidojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 2003, si dhe për të shmangur çdo lloj keqinterpretimi, dhe në vazhdim të angazhimit për të siguruar një proçes të drejtë, të barabartë dhe të ndershëm, për të gjitha palët pjesëmarrës në këtë proçes zgjedhor, ka urdhëruar sot me një akt të posaçëm pezullimin nga detyra të tre prefektëve dhe përkatësisht Prefektit të Qarkut të Shkodrës, Prefektit të Qarkut të Fierit, Prefektit të Qarkut të Vlorës, deri në përfundim të këtij proçesi zgjedhor.

Me anë të këtij urdhëri gjithashtu, Kryeministri ngarkon për kryerjen e detyrës së prefektit Sekretarët e Përgjithshëm në prefekturat sipërcituara.

Zëdhënësi i Kryeministrit

Aldrin Dalipi

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›