Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në inagurimin e rikonstruksionit të shkollës 8-vjecare "Migjeni" në Pukë. Në ceremoninë e rastit Kryeministri Fatos Nano shoqërohej nga Ministri i I
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në inagurimin e rikonstruksionit të shkollës 8-vjecare "Migjeni" në Pukë. Në ceremoninë e rastit Kryeministri Fatos Nano shoqërohej nga Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Viktor Doda , si dhe drejtues të pushtetit vendor.
Në fjalën e përshëndetjes Kryeministri Fatos Nano theksoi se, "shkolla që sapo inauguruam është pjesë e angazhimeve të Qeverisë. Edhe më shumë shkolla do të ndërtojmë në të ardhmen, më shumë spitale dhe ujësjellësa", tha Kryeministri Fatos Nano. Kryeministri u shpreh se shkolla e re nuk ka asnjë ndryshim nga simotrat e saj në Tiranë apo në Korçë, për standartet dhe kushtet moderne që plotëson. Ky investim është simbol të sotmes dhe të ardhmes evropiane të këtij qyteti që i ofron fëmiojëve tuaj shanse për më shumë dije, për më shumë dashuri dhe kontribut për Pukën e vogël, por të bukur".
Për rikonstruksionin e shkollës "Migjeni" janë investuar 28 milionë lekë, financim i Bankës Botërore. Ceremonia e inagurimit koincidon edhe me festimin e 100 vjetorit të shkollës së Iballës, më e vjetra në zonën e Pukës.