E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano organizoi sot një drekë pune me personalitetet e larta pjesëmarrëse në Takimin e Parë Ballkanik "Ndërtimi i Miqësisë". Në këtë Takim Ballkanik, i cili zhvil

Kryeministri Fatos Nano organizoi sot një drekë pune me personalitetet e larta pjesëmarrëse në Takimin e Parë Ballkanik "Ndërtimi i Miqësisë".

Në këtë Takim Ballkanik, i cili zhvillon punimet prej dy ditësh, marrin pjesë autoritete të larta të rajonit të Ballkanit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Në takimin e organizuar sot u shkëmbyen mendime rreth nxitjes dhe forcimit të bashkëpunimit dhe iniciativave të cilat, siç u theksua në takim, ndikojnë drejtpërdrejtë për një të ardhme demokratike, stabile të rajonit e më tej.

Kryeministri Fatos Nano, duke përshëndetur dhe vlerësuar këtë iniciativë, u shpreh se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të vendeve të rajonit me partnerët euroatlantikë, integrimi ynë i përbashkët do të jetë një realitet i afërt.

Ky Takim Ballkanik është nismë e një grupi parlamentarësh shqiptarë dhe është ideuar si mënyrë bashkëbisedimi mes shumë prej autoriteteve të rajonit të Ballkanit, SHBA-së dhe BE-së. Ai zhvillohet me të njëjtin fryme si Mëngjesi i Lutjeve Kombëtare që mbahet në Washington, për të vazhduar në të ardhmen si takim i përvitshëm, në vendet e ndryshme të rajonit të Ballkanit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›