E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një vizitë ne selinë e Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë me rastin e zgjedhjes se kryetarit te ketij komuniteti, Haxhi Selim Muça. Në këtë vizitë

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një vizitë ne selinë e Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë me rastin e zgjedhjes se kryetarit te ketij komuniteti, Haxhi Selim Muça. Në këtë vizitë Kreyeministri shoqërohej nga Ministri i Shtetit për Koordinimin, Marko Bello si dhe nga Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Halil Lalaj.

Kryeministri Nano pasi e uroi zotin Haxhi Selim Muça për zgjedhjen e tij në detyrën e re, në drejtim të këtij Komuniteti, u shpreh se "muslimanët shqiptarë janë ata që kanë treguar e kanë ditur ta lidhin më mirë, qiellin me tokën". Nga kjo pikpamje-tha kryeministri- unë iu uroj të gjithëve për këtë zgjidhje që nuk i dha askujt mundësinë të shpresonte të kishte konflik, apo të ketë rënie të kredibilitetit dhe të simpatisë që gëzoni ju në Komunitet në një vend me tradita të fesë islame.

Kryeministri vlerësoi traditat fetare në vendn tonë, duke nënvizuar se vendi ynë është me tradita nga më të spikaturat që e bëjnë Shqipërinë shumë të respektuar në komunitetin e popujve të tjerë që ka rajoni dhe në botën e madhe, tradita që ju i keni kultivuar me sakrificë, me vuajtje. Përndryshe ju nuk mund të mbijetonit nga represioni komunist që zhduku lirinë e besimit dhe solli një ndërprerje të dhunëshme në komunikimin e institucioneve të fesë me ushtruesit e besimit, me qytetarët.

Më poshtë Kryeministri vlerësoi lart tolerancën fetare të kultivuar brezpasbrezi, duke shtuar se, "ju keni arritur t'iu kutivoni, te të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia e besimit, kulturën e tolerancës, kulturën e bashkëjetesës, kulturën e ndarjes bashkërisht të gëzimëve apo të fatkeqësive, kulturën e bashkëpunimit me popujt dhe vendet e tjerë të të njëjtës fe apo të së njëjtës bashkëjetesë fetare, kulturën e meritimit të simpatisë së zotit nga besimtarët, duke zbatuar rregullat, ritet dhe ceremonitë ku njerëzit shpërblehen, duke u pastruar, vetëpastruar, rrefyer apo korigjuar".

Sinqerisht ju përgëzoj, tha më tej Kryeministri Nano, për gjithë këtë zhvillim shumë pozitiv që arritëm të gjithë së bashku. Jam i sigurtë se vlerësohet nga gjithë të tjerët.

Kryeministri u ndal edhe në forcimin e bashkëpunimit mes qeverise dhe komunitetit musliman. "Kam sjellë me vete edhe kryetarin Komitetit të Ri Shtetëror të Kulteve se, edhe ne jemi ne nje fazë arsyetimi dhe përmirësimi të institucioneve shtetërore, që duhet të lehtësojnë punën tuaj, të forcojmë kushtet në të cilat punoni dhe t'iu mbështesim që secili të ketë hapësirën e vet. Po vij nga një kuvend ku u kënaqa shumë, ku u bë studimi i qendrës së Tiranës, ku përfundimisht dalin dy kisha dhe xhami, pikerisht në qendër, të kryeqytetit", shtoi Kryeministri.

Haxhi Selim Muça, Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar i shprehu falenderimet e tij të sinqerta Kryeministrit Fatos Nano për vizitën që ai i bëri në këtë Komunitet dhe e vlerësoi shumë miqësore dhe shume domethenese per mesazhin qe percjell. "Ne jemi për një shoqëri, një fe islame që ruajmë traditat e kaluara të populllit tonë, të bashkëjetesës, të harmonisë, të bashkëpunimit, të mëshirës dhe të dashurisë ndaj njeri-tjetrit. Ne do ta ruajmë dhe do ta forcojmë këtë harmoni ndërfetare". Ai u shpreh gjithashtu se, "ne jemi një institucion i tillë që zbatojmë edhe ligjet e shtetit, sepse ne fene tone e lidhim edhe me udhëheqësit e te parët e shtetit".Kreu i komunitetit musliman ka falenderuar kryeminitrin per interesimin direkt per ceshtjen e pronave te komuniteteve fetare si dhe nderrmarrjen e hapave ligjore ne kete drejtim

Zoti Nano u shpreh në perfundim të takimit se Komunitetit Musliman si dhe komuniteteve të tjera fetare, do tí rikthehen pronat e objektet e kultit. Kryeministri dhe Qeveria shqiptare do të zbatojnë të gjitha hapësirat ligjore për këtë qëllim prandaj ai u shpreh për vazhdimësi në bashkëpunim, duke shtuar kontaktet direkte. "Ne duhet të lëvizim bashkë që të shfaqemi bashkë për të kontribuar për të mirën e njerëzimit. Harmonia fetare e ka mbajtur Shqipërinë bashkë", përfundoi Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›