E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano do niset nesër për një vizitë zyrtare dy ditore në Itali, me ftesë të Kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Nano do të takohet d

Kryeministri Fatos Nano do niset nesër për një vizitë zyrtare dy ditore në Itali, me ftesë të Kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Gjatë kësaj vizite Kryeministri Nano do të takohet dhe do të zhvillojë bisedime me homologun e tij italian Berluskoni. Pas takimit, të dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp përpara medias.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Kryeministri do të zhvillojë edhe një sërë takimesh të tjera në Romë. Fillimisht Zoti Nano do të zhvillojë një takim me përfaqësues të shtypit shqiptar, italian, dhe te agjensive te huaja në selinë e "Stampa Estera", ku do të referojë temën "Shqipëria, Ballkani dhe proçesi i integrimit euroatlantik".

Kryeministri Nano dhe delegacioni që e shoqëron do të takohen edhe me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve z. Casini, me ministrin e Mbrojtjes z. Antonio Martino.

Në vijim të vizitës së tij në Itali, Kryeministri Nano do të zhvillojë një vizitë në Kozencë, qendër e banuar nga arbëreshët, ku do të takohet me autoritetet më të larta të kësaj zone si dhe me personalitete të kulturës arbëreshe, etj.

Kryeministri Fatos Nano në këtë vizitë do të shoqërohet nga anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, personalitete dhe studiues të kulturës e të artit shqiptar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›