E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano do të niset nesër në krye të një delegacioni në Maqedoni për një vizitë zyrtare, në 17 dhe 18 qershor, me ftesë të Kryeministrit maqedonas Harri Kostov. Gjatë kës

Kryeministri Fatos Nano do të niset nesër në krye të një delegacioni në Maqedoni për një vizitë zyrtare, në 17 dhe 18 qershor, me ftesë të Kryeministrit maqedonas Harri Kostov. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri do të takohet me autoritetet më të larta të vendit fqinj.

Në ditën e parë të kësaj vizite, Zoti Nano do të zhvillojë takime dhe bisedime zyrtare me Zotin Kostov ku do të diskutojnë një sërë çështjesh me rëndësi për të dy vendet, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në angazhimet e përbashkëta në kuadrin e integrimit euroatlantik. Me këtë rast do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve; Marrëveshja për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe drogës, Marrëveshja e Ripranimit të Personave me qëndrim ilegal, si dhe Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e eurointegrimit.

Po në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shkup, Kryeministri Nano do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Maqedonisë Branko Cervenkovski. Z.Nano do të zhvillojë gjithashtu, takime me liderë të partive shqiptare në Maqedoni, me Kryetarin e BDI, Ali Ahmeti dhe me Kryetarin e PDSH Arben Xhaferri, si dhe autoritete të tjera të larta të spektrit politik në Maqedoni.

Kryeministri Fatos Nano dhe delegacioni që e shoqëron, në ditën e dytë të kësaj vizite, do të priten nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Ljubco Jordanovski, ndërsa më pas do të zhvillojë një vizitë në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Europës Juglindore, ku do të takohet me studentë dhe qarqet akademike të këtyre universiteteve.

Po ashtu gjate kesaj vizite do te zhvillohen takime edhe ne kuader te intensifikimit te marredhenieve ne fushen ekonomike dhe bisnesit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›