-Mbi raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit mbi trafikun e qenieve njerezore dhe çeshtje te tjera Dje, Sekretari Amerikan i Shtetit, Kolin Pauell publikoi raportin vjetor te Departamentit

-Mbi raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit mbi trafikun e qenieve njerezore dhe çeshtje te tjera
Dje, Sekretari Amerikan i Shtetit, Kolin Pauell publikoi raportin vjetor te Departamentit mbi Trafikun e Qenieve Njerëzore, ku Shqipëria klasifikohet në Listën 2.
Raporti në mënyrë të detajuar dhe transparente paraqet arritjet si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore, duke evidentuar anët e forta dhe të dobta në këtë drejtim.
Në raport theksohet se "Shqipëria është një vend burimi për femrat dhe fëmijët e trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual", por nuk e konsideron më atë si një vend tranzitimi, në ndryshim me raportin e vitit 2003, që e konsideronte si të tillë. Kjo i dedikohet masave të efektshme dhe energjike të ndërmarra nga qevria në kuadër të goditjes së trafikut të klandestineve përgjatë Adriatikut duke e ndaluar tërësisht atë dhe duke menaxhuar me mire kufinjte e saj ne te gjithe territorin.
Sikurse shihet, Shqiperia ka nje pozicionim me te forte ne Listen e dyte te raportit. Ne ndryshim nga raporti i vitit te kaluar, Kongresi amerikan ka aprovuar nje amendament te ri ne Ligjin per Mbrojtjen e Viktimave, i cili krijon nje "Liste Speciale te Vezhgimit", ku pershihen vendet me pozicionim te dobet ne Listen e dyte (Kroacia, Sllovakia, Estonia, Serbia dhe Mali I Zi), te cilat konsiderohen se nuk ka ndermarre perpjekje ne rritje te vazhdueshme per te luftuar trafikun e qenieve njerezore. Shqiperia ben pjese ne grupin e pare te Listes se dyte sebashku me vende te tilla si Zvicra,Hungaria,Rumania,Bullgaria, etj duke u konsideruar si nje vend me pozicionim te forte ne kete grup. Ne kete aspekt Shqiperia eshte konsideruar se ka ndermarre perpjekje ne rritje te konsiderueshme, e cila e vendos ate ne klasifikimin e Departamentit te Shtetit perpara disa vendeve te tjera te pranuari rishtazi ne Bashkimin Europian, si Qipro dhe Estonia, apo dhe Kroacia e cila ka nenshkruar Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit.
Ndryshe nga raporti i vitit te kaluar, i cili i kushtonte vemendje te vecante shkalles se pamjaftueshme te mases se denimeve, nevojes per mbrojtje me te mire per femijet dhe rendesise per te hartuar nje ligj per mbrojtjen e deshmitareve, mesazhi nga Departamenti i Shtetit kete vit thekson qarte permiresimin e vazhdueshem ne perpjekjet per ndjekjet penale, progresin mjaft te dukshem ne arrestimin e trafikanteve dhe ne fillimin e trajtimit te rasteve te perfshirjes se zyrtareve ne trafik. Gjithashtu raporti thekson permiresimet ne mbrojtjen e viktimave (legjislacioni per mbrojtjen e deshmtareve), sistemin e ri te referimit (trajtimit te viktimave ne qendrat pritese), si dhe zhvillimin e vazhdueshem te programeve edukuese te parandalimit dhe hartimin e nje strategjie te dedikuar per trafikimin e femijeve.
Arrestimet dhe ndjekjet penale per krimet qe lidhen me trafikun jane rritur ne menyre te konsiderueshme dhe raporti ilustron kete fakt me statistika konkrete per ndjekjet penale te suksesshme, duke perfshire edhe ndjekjet penale per zyrtaret e korruptuar. Raporti thekson gjithashtu se qeveria ka vazhduar te permiresoje nivelin e ndalimeve te trafikimit dhe trafikanteve ne pikat kryesore te kalimit kufitar.
Raporti, gjithashtu, veren forcimin e legjislacionit kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe vecanerisht rritjen e mases se denimeve per trafikantet. Sic jeni ne dijeni, legjislacioni parashikon rritje ne masen 25% te shkalles se denimeve ne rastet e imklikimit te zyrtareve.
Aprovimi nga qeveria i ligjit te ri per mbrojtjen e deshmitareve, si dhe perdorimi ne rritje i qendrave pritese per mbrojtjen e viktimave dhe viktimave deshmitare, pra aktivizimi i nje mekanizmi te ri referimi, eshte verejtur gjithashtu si nje pergjigje pozitive ndaj kritikave te verejtura ne raportin e vitit te kaluar.
Persa i perket shqetesimit ne raportin e vitit te kaluar ne lidhje me mbrojtjen e femijeve, raporti thekson hartimin e nje strategjie te dedikuar per femijet dhe negocimin e nje marreveshje bashkepunimi me Greqine per kthimin vullnetar te asistuar te femijeve perpara Lojrave Olimpike te ketij viti.
Vleresimet positive perfshijne gjithashtu krijimin e Task Forces se Krimit te Organizuar, te perbere nga punonjes policie dhe prokurore te perzgjedhur, me qellim permiresimin e zbatimit te ligjit, si dhe venien ne funksionim te plote te Qendres Antitrafik te Vlores.
Në raport theksohet se "Shqipëria nuk përmbush plotësisht standartet minimale për eleminimin e trafikimit", që krahësuar me raportin e një viti më pare, është një hap para pasi tashmë theksohet mospërmbushja "plotësisht", e theksoj "plotësisht" e tyre në raport me citimin e 2003, ku theksohej se "Shqipëria nuk përmbush asnje nga standartet minimale". Në vijim të raportit theksohet se megjithatë qeveria është duke ndërmarrë përpjekje të konsiderueshme për të bërë të mundur një gjë të tillë.
Me lejoni nje koment te shkurter:
Se pari, vendet qe permbushin standartet minimale per eleminimin e formave te renda te trafikimit, jane vendet e Listes 1, si Norvegjia, Suedia, Gjermania etj.
Se dyti, Standartet minimale te pershkruara ne Ligjin per Mbrojtjen e Viktimave te miratuar nga Kongresi Amerikan ne vitin 2000, i referohen nevojes per te hartuar dhe zbatuar legjislacion te standarteve nderkombetare per te luftuar dhe eleminuar trafikun. Ne shkurt te ketij, gjate kohes kur po hartohej ky Raport, Qeveria Shqiptare aprovoi amendime te rendesishme ne Kodin Penal dhe ne Kodin e Procedures Penale, legjislacioni i ri antimafia, krijimi i Gjykates dhe Prokurorise se Krime te Renda, etj., duke e sjelle ate ne perputhje me Protokollin e Palermos. Ky legjislacion permendet ne Raport, megjithese sigurisht si cdo legjislacion i ri si dhe cdo iniciative e re qe kemi ndermarre, do te kerkoje shembuj konkrete te zbatimit te tij. Ne tashme kemi filluar punen seriozisht dhe ne muajt e ardhshem do te demonstrojme perpara publikut Shqiptar dhe partnereve tane nderkombetare, se ky legjislacion jo vetem qe po implemetohet por po arrin rezultate konkrete, gje qe do te na mundesoje te vleresohemi se kemi plotesuar standartet minimale per raportin e vitit te ardhshem.
Eshte pikerisht per kete qellim, qe une dhe koleget e mi te Komitetit Shteteror jemi duke ndermarre veprime konkrete per te permiresuar raportimin statistikor ne kete drejtim, ne menyre qe te demonstrojme me mire perpara partnereve tane arritjet e Qeverise Shqiptare.
Besoj se te gjithe jemi dakort se ne nje dokument, pak me shume se nje faqe, qe padyshim eshte i pergjithshem, keto jane fushat ku verehet permiresim thelbesor, qe justifikojne vleresimin e pergjitheshem te Departamentit te Shtetit se Shqiperia po ndermerr perpjekje te konsiderueshme per te eleminuar trafikun. Sigurisht qe ka ende per te bere dhe ne pikerisht per iniciativat qe vleresohen ne kete raport po vazhdojme perpjekjet ne bashkepunim me partneret tane per te arritur suksesin e deshiruar. Ne gjithashtu ndajme te njejtin mendim me raportin se duhen perpjekje te metejshme per te permiresuar monitorimin dhe denimin e zyrtareve te korruptuar dhe per te rritur me tej shkallen e denimeve te suksesshme. Komiteti Shteteror Kunder Trafimit ka miratuar pak kohe me pare nje numer masash konkrete qe synojne forcimin dhe permiresimin e performances sone ne kete fushe dhe per te permiresuar monitorimin statistikor te fenomenit te trafikut e tendencave te tij.
Ne perfundim theksoj se Qeveria ka angazhimin dhe vullnetin e duhur per t'i evidentuar fenomenet dhe per t'i goditur ato deri ne fund; ne e shikojme te verteten ne sy, ndryshe nga zoti Meta, aq me shume zoti Berisha, te cilet jo vetem nuk i pranonin publikisht keto fenomene, por benin presion mbi organet e mas medias per t'i fshehur problemet e medha, me te cilat ballafaqohej Shqiperia lidhur me trafikun e qenive njerezore te cilin ne e mbyllem njehere e pergjithmone.
Në përfundim të deklaratës për shtyp, Z.Bello iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve te pranishem:
Pyetje - Cili është komenti juaj mbi një nga kërkesat për mocion të opozitës që lidhet me deklarimin e pasurive?
Ministri Bello: Me lejoni te theksoj se ligji mbi deklarimin e pasurive ka kaluar ne parlament me vullnetin e mazhorances, ndersa qeveria ka qene e para qe ka publikuar online pasurite e te gjithe antareve te saj. Brockulla si ato te Sali Berishes se do te inicioje ne Parlament mocione mbi gjoja tentative te qeverise per te fshehur pasurine e zyrtareve te mazhorances nuk genjenje me njeri. Ne i respektojme institucionet e ligjshme dhe i kujtojme zotit Berisha se ne nje shtet ligjor ai nuk mund te beje denoncuesin, akuzuesin, prokurorin, gjykatesin, gazetarin, analistin.
Nese ka ndonje qe i trembet publikimit te pasurise se tij te ligjshme apo te paligjshme keta jane zyrtare te PD-se apo te ashtequajtur perfaqesues te levizjes per integrimin. Ne presim qe pasurine e tyre te deklarojne edhe gjykatesit, prokuroret, ish-presidentet, ish-kryeministrat dhe zyrtare te tjere te larte.
Pyetje – Cili është komenti juaj mbi levizjen për integrim qe ka shpallur grupi i Ilir Metes?
Ministri Bello: Lidhur me kete pyetje deshiroj te perseris ate qe tha kryetari i mazhorances se perfaqesuesit e kesaj levizje e zgjodhen tashme rrugen e tyre jashte rradheve te Partise Socialiste. Keshtu qe ne nuk kemi asnje problem brenda nesh. Jemi marre me ta sa kohe ishin pjesa e jone duke i krijuar te gjitha hapesirat per mendim ndryshe, duke demonstruar se jemi nje force demokratike, e hapur per dialog dhe bashkepunim. Tani qe iken te maten me hijen e mengjesit dhe te provojne veten perballe zgjedhesve shqiptare.
Pyetje A mund te sqaroni se c'inisiative keni nderrmare ne lidhje me konfliktin e interesave ne politike ?
Ministri Bello:Duke ju falenderuar per pyetjen me lejoni te hedh poshte spekulimet dhe diversionin e nje te perditshmeje shqiptare, sipas se ciles une paskam thene se u ndalohen grave te politikaneve te merren me biznese. Ajo qe une kam deklaruar ne televizionin Vizion Plus diten e premte 11 Qershor ka te beje me nje urdher te Kryeministri z. Fatos Nano, i cili me ka ngarkuar te drejtoj nje Grup Pune per rishikimin e kuadrit ligjor per konfliktin e interesave, i cili ploteson dhe standartizon legjislacionin ne fuqi, duke u perqendruar ne mekanizmat per parandalimin e konfliktit te interesave dhe pasojave te tij si dhe propozon Autoritetin Pergjegjes per kontrolllin dhe administrimin e situatave te konfliktit te interesave. Grupi i Punes urdherohet qe brenda tre muajve te paraqese në Keshillin e Ministrave projekt aktet ligjore perkatese per ndryshimet e duhura për ceshtjet e konfliktit te interesave, duke u bazuar edhe ne rekomandimet e dala nga studimi "Analiza per rregullimin ligjor te konfliktit te interesave".