Sot, nen drejtimin e Ministrit te Shtetit per Koordinimin, z. Marko Bello, u mblodh Grupi i Punes, i ngritur ne baze te urdhrit te Kryeministrit Nr. 108, date 03.06.2004, "Per ngritjen e Grupit te P
Sot, nen drejtimin e Ministrit te Shtetit per Koordinimin, z. Marko Bello, u mblodh Grupi i Punes, i ngritur ne baze te urdhrit te Kryeministrit Nr. 108, date 03.06.2004, "Per ngritjen e Grupit te Punes, per Rishikimin e Kuadrit Ligjor per Konfliktin e Interesave". Ne kete mbledhje moren pjese, gjithashtu, perfaqesues te institucioneve te pavarura si Prokuroria e Pergjithshme, Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, Keshilli i Larte i Drejtesise si dhe perfaqesues te shoqerise civile, komunitetit te biznesit, etj.
Ky eshte nje proces i rendesishem qe kryhet ne kuader te strategjise se Qeverise shqiptare per adoptimin e masave parandaluese kunder korrupsionit, forcimin e forces goditese te ligjit, si dhe promovimin e mireqeverisjes nepermjet rritjes se transparences dhe te pergjegjshmerise se administrates publike per te ngushtuar hapesirat korruptive qe lidhen me ceshtjen e konfliktit te interesave.
Takimi i sotem, ne vazhden e takimeve dhe nismave te tjera te ndermarra nga zyra e Ministrit te Shtetit, nepermjet Njesise Antikorrupsion ne lidhje me thjeshtimin e procedurave dhe kritereve per sherbimet publike te ofruara nga administrata qendrore, apo financimin e partive politike dhe te fushatave zgjedhore, synon permiresime te sistemit per fuqizimin e forces goditese te ligjit kunder korrupsionit.
Ne fjalen e tij, Ministri i Shtetit per Koordinimin, duke vene ne dukje rendesine e ketij procesi, theksoi se:
"Nepermjet ketij procesi, synohet qe te vendosen parimet e pergjithshme standarte te ceshtjes se konfliktit te interesave qe mund te materializohet ne nje ligj te pergjithshem si mekanizem ligjor me i pershtatshem per realitetin shqiptar, kjo e bazuar edhe ne praktikat me te mira te vendeve te rajonit duke vazhduar me plotesimet dhe permiresimet ne ligjet specifike ekzistuese mbi bazen e ketyre parimeve standarte.
Gjithashtu, nje element shume i rendesishem qe synohet te arrihet eshte vendosja e nje autoriteti pergjegjes, i cili do te monitoroje situatat e konfliktit te interesave, pergjegjesite e te cilit duhet te perqendrohen ne standartizimin dhe interpretimin e konfliktit te interesave, kontrollin dhe sanksionet, garantimin e denoncimit si dhe unifikimin e ceshtjeve te etikes ne pergjithesi. Ky aspekt i rendesishem meriton qe te trajtohet duke mundesuar realisht zbatimin dhe kontrollin e ligjit ne menaxhimin e situatave te konfliktit te interesave ne institucionet shteterore.
Me nderhyrjet qe parashikohet te behen synohet qe gradualisht te konkretizojme krijimin e nje kulture qe eshte jotolerante ndaj konflikteve te interesit, ku institucionet publike te sigurojne dhe te zbatojne politika, procese dhe praktika menaxhimi ne mjedisin e punes per te inkurajuar kontrollin dhe menaxhimin efektiv te situatave te konfliktit te interesit dhe publiku te ndjehet me i perfshire."
Kjo nisme e rendesishme, tregon dhe nje here angazhimin e qeverise shqiptare ne perpjekjet e saj per te luftuar korrupsionin ne cdo element te shfaqes se tij (nepotizem, favorizime, etj) me strategji, nisma dhe arritje konkrete.