E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano do të niset nesër për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës. Në këtë kuadër, po nesër Kryeministri Nano do të pritet në një takim të veçantë nga homolo

Kryeministri Fatos Nano do të niset nesër për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës. Në këtë kuadër, po nesër Kryeministri Nano do të pritet në një takim të veçantë nga homologu i tij spanjoll Hose Maria Aznar.

Në qendër të këtij takimi do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, procesi i Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ecuria e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes në këtë drejtim, zhvillimi i reformave integruese të vendit, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e vendeve të këtij rajoni në rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik. Po ashtu, një pikë tjetër e diskutimit në këtë takim do të jetë lufta kundër terrorizmit, ku siç dihet të dy vendet janë pjesëtarë të koalicionit global kundër terrorizmit.

Me këtë rast, Kryeministri Nano do të marrë pjesë gjithashtu në mbledhjen e Këshillit të Internacionales Socialiste, e cila do të zhvillohet në datat 7 dhe 8 shkurt në Spanjë. Një vend të veçantë në diskutimet e këtij takimi do të zënë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet rajonale për rritjen e sigurisë, të demokracisë dhe bashkëpunimit. Për këtë, Këshilli pritet të miratojë ngritjen e një Komiteti të Internacionales Socialiste për Europën Juglindore.

Kryeministri Nano do të takohet edhe me personalitete të tjera të larta, pjesëmarrëse në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›