E Diel, 1 Nëntor 2026

-Kryeministri Fatos Nano do të takojë Kancelarin Austriak Wolfgang Schuessel- -Kryeministri Nano do të marrë pjesë në Takimin e Kryeministrave për Stabilitetin në Europën Juglindore në Sh

-Kryeministri Fatos Nano do të takojë Kancelarin Austriak Wolfgang Schuessel-

-Kryeministri Nano do të marrë pjesë në Takimin e Kryeministrave për Stabilitetin në Europën Juglindore në Shekullin e 21-

Kryeministri Fatos Nano u nis sot në mesditë për një vizitë pune në Austri me ftesë të Kancelarit Austriak, Wolfgang Schuessel.

Kryeministri Fatos Nano në ditën e parë të axhendës së takimeve në Vjenë, Austri do të pritet sot në orën 15.30 në Këshillin e Ministrave të Austrisë, ku do të zhvillojë një takim me Kancelarin Austriak Wolfgang Schuessel.

Në këtë takim dy personalitetet e larta do të diskutojnë mbi çështje të ndryshme të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Euopian dhe NATO, mbwshtetjen e Austrisw nw kwtw funksion, si dhe mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve tona.

Në ditën e dytë të kësaj vizite Kryeministri Fatos Nano do të marrë pjesë në Takimin e Kryeministrave mbi Stabilitetin në Europën Juglindore në shekullin e 21, që do të zhvillohet në Salzburg, Austri. Kryeministri Nano do të mbajë një fjalim në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›