E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Grupit të Bankës Botërore, z. Shengman Zhang. Menjëherë pas takimit, të dy personalitetet duke i'u

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Grupit të Bankës Botërore, z. Shengman Zhang.

Menjëherë pas takimit, të dy personalitetet duke i'u përgjigjur interesimit të medias u shprehën:

Kryeministri Fatos Nano. Pata nderin të mirëpres në zyrën e Kryeministrit, Drejtorin e Përgjithshëm të Grupit të Bankës Botërore, z.Zhang dhe të arsyetojmë së bashku me të elementët e portofolit financiar të BB-së për Shqipërinë, që e kanë bërë një histori suksesi bashkëpunimin midis nesh.

Tashmë me rritjen e dimensioneve të tregut dhe me aktivizimin e resurseve tona, në fuksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike, këta elementë financiar po strukturohen më mirë drejt prioriteteve të strategjisë kombëtare të zhvillimit, siç janë krahas arsimit dhe shëndetësisë edhe energjia, infrastruktura e turizmi.

Ndamë së bashku vlerësimin pozitiv për rritjen, për rezultatet pozitive të programeve të qeverisë dhe të BB-së në këta sektorë prioritar. Z. Zhang mirëpriti përsëritjen e angazhimeve të Qeverisë Shqiptare për të siguruar transparencë dhe efikasitet në përmirësimin e administrimit publik dhe luftën kundër korrupsionit të çfarëdo niveli, duke kuptuar se qeveria nuk heziton të procedojë sipas ligjit cilindo që abuzon në këtë fushë.

Z. Zhang dhe ekipi i tij i shkëlqyer që asiston Shqipërinë, më konfirmuan se do të vazhdojnë të punojnë me shumë angazhim me Qeverinë e Shqipërisë dhe institucionet e specializuara të saj, duke i konsoliduar akoma më shumë programet e sektorit privat, i cili po luan dhe do të vazhdojë të luajë një kontribut akoma më të madh në konsolidimin e komponentëve të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe të aftësive konkurruese të Shqipërisë, në procesin e integrimit në tregjet globale.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Botërore Shengman Zhang.
Do të doja të konfirmoja ato që tha zoti Kryeministër. Takimi që patëm ishte i suksesshëm. Unë dhe delegacioni që drejtoj jemi të kënaqur dhe falënderojmë z. Kryeministër që na dha mundësinë të takohemi me të, edhe pse ka një axhendë të ngarkuar.

Diskutuam mbi të gjitha temat e sektorët, që reflektojnë edhe marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi. Ne vlerësojmë shumë marrëdhëniet që kemi me Qeverinë Shqiptare, vlerësojmë mundësinë dhe miqësinë që na është ofruar nga ata. Dëshirojmë që jo vetëm të forcojmë marrëdhëniet dhe partneritetin që kemi me Qeverinë Shqiptare për periudhën që vjen, por edhe kolegët e mi do të diskutojnë për programin disa-vjeçar që kemi me Qeverinë Shqiptare.
Në këtë kontekst theksojmë edhe rëndësinë që ka vendi për vazhdimësinë e ruajtjes së balancës makroekonomike, si dhe përgatitjet për periudhën e zgjedhjeve politike.

Kemi rënë dakort që të vazhdojmë punën për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe luftën kundër korrupsionit dhe njëkohësisht të vazhdojmë përpjekjet tona dhe luftën kundër varfërisë dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Ne kemi të gjitha arsyet e mundshme për të patur besim të plotë që vendi do të vazhdojë të ndërtohet dhe do të vazhdojë në rrugën e progresit të shkëlqyer që ka patur dhe presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshmën që kemi patur deri tani. Personalisht po pres që të shikoj edhe pjesën tjetër të Shqipërisë, pjesën jugore.
Edhe njëherë i urojmë qeverisë dhe popullit shqiptar të gjitha sukseset e mundshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›