E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi vendimi "Për ndryshimin dhe kalimin e përgjegjsisë së administrimit të objektit të parkut të automjeteve dhe fjetores së repartit "Renea", Tirana, nga Min

Këshilli i Ministrave miratoi vendimi "Për ndryshimin dhe kalimin e përgjegjsisë së administrimit të objektit të parkut të automjeteve dhe fjetores së repartit "Renea", Tirana, nga Ministria e Rendit Publik, Ministrisë së Drejtësisë".

Për ushtrimin e veprimtarisë së Gjykatës së shkallës së parë dhe Apelit për krimet e rënda është identifikuar nevoja për ambiente të përshtatshme. Sipas këtij vendimi, për zhvillimin e aktivitetit të kësaj gjykate do të rehabilitohet godina e repartit Renea-Tiranë dhe ndërtimi i një godine moderne e bashkëkohore për Gjykatën e Krimeve të rënda duke shfrytëzuar ambientet e Parkut të automjeteve të repartit Renea-Tiranë. Këto ambiente, të cilat kalojnë në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Rendit Publik në Ministrinë e Drejtësisë, përmbushin disa nga kushtet themelore për ushtrimin e aktivitetit të Gjykatës së Krimeve të rënda siç janë:

-është i lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me të vetmin sistem paraburgimi që ndodhet në Tiranë;

-ofron një siguri tepër të lartë në zhvillimin e veprimtarisë së këtyre gjykatave;

-në të njëjtën kohë shpenzimet në të ardhmen lidhur me trasportit e personave me rrezikshmëri të lartë janë tepër të ulëta në krahasim me ato aktuale.

***

U miratua vendimi "Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të mjediseve të Agjensisë për Zhvillim Ekonomik, SHA, të cilat i kalojnë në përgjegjsi administrimi Ministrisë së Drejtësisë, për sistemimin e Qendrës së Publikimeve Zyrtare"

Ministria e Drejtësisë, sipas këtij vendimi, i kalojnë në përgjegjësi administrimi godina e Agjencisë për Zhvillim Ekonomik, për sistemimin me mjedise pune të Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

Marrja e ambienteve të reja, do të bënte të mundur gjithashtu realizimin e projektit të Bashkimit Europian, Cards 2004. Objektivi i këtij projekti është ngritja e Qendrës së Publikimeve në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe të EU.

Objekti 2 katësh i AZHE-Agjensia për Zhvillimin Ekonomik është i përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarisë së Qendrës së Publikimeve Zyrtare duke krijuar kushte të përshtatshme edhe për shtypshkronjën e Qendrës. Miratimi i këtij vendimi krijon kushte normale pune për përshpejtimin e botimit të akteve juridike. Kjo do t'i shërbente gjithashtu një transparence më të madhe të normave ligjore për shkak të vendndodhjes shumë të përshtatshme të objektit të AZHE.

***

U miratua vendimi "Për në shtesë fondi Ministrisë së Rendit Publik për dhënie ndihme financiare familjes së z.Fran Bardhok Lleshi, ish-polic, i vrarë për shkak të detyrës".

Sipas këtij vendimi, familjes së z.Fran Bardhok Lleshi, ish polic në komisariatin e Mirditës, i vrarë për shkak të detyrës, i jepet një ndihmë financiare prej 2 000 000 (dy milion) lekë.

Gjatë viteve të punës si punonjës policie, ka punuar në detyra të ndryshme në repartin e shërbimeve të rendit dhe nga vit 2000 deri më 09.06.2004, ka kryer detyrën e Inspektorit të Policisë së Rendit në Zonë, në komisariatin e policisë, Mirditë. Në datën 09.06.2004, inspektori i policisë së rendit asistent Fran Lleshi udhëtonte me automjet në zonën ku kryente shërbimin, në komunën e Kaçinarit. Automjeti u qëllua në mënyrë të befasishme nga persona të paidentifikuar. Megjithë ndihmën e dhënë asistent Fran Lleshi, së bashku me djelin e tij 16 vjeçar, ndërruan jetë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›