Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për disa ndryshime në vendimin nr.70, datë 15.2.2001, të Këshillit të Ministrave, "Për statusin e spitaleve universitare" Ky vendim ka për që
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për disa ndryshime në vendimin nr.70, datë 15.2.2001, të Këshillit të Ministrave, "Për statusin e spitaleve universitare"
Ky vendim ka për qëllim që Shërbimit Kirurgjikal të Spitalit Durrës, t'i jepet Statusi i Spitaleve Universitare.
Spitali i Durrësit funksionon si spital rajonal me 420 shtretër të shpërndarë në disa shërbime. Në këtë spital punon një personel prej 734 punonjësish, 133 mjekë specilistë dhe 269 infermiere.
Me një investim prej afro 10 milion $ USA të bërë nga shteti me kredi të marrë nga OPEC, Spitali i Durrësit është bërë një qendër kurative bashkohore.
Vendimi për kthimin e Shërbimit Kirurgjikal të Spitalit Durrës në Shërbim Kirurgjikal me status Universitar, Ministria e Shëndetësisë synon në përdorimin sa më efiçent të teknologjisë së lartë mjeksore, infrastrukturës moderne dhe kapaciteteve profesionale që ofrohen në këtë spital. Efektet financiare që lindin mga miratimi i këtij vendimi do të përballohen nga fondi buxhetor i Spitalit Durres.
***
U miratua vendimi "Për përcaktimin e gjendjes të të sëmurit, që ka nevojë për ndihmë urgjente, si dhe dokumentacioni i nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve të bëra".
Strukturimi i situatave që kërkojnë ndërhyrje mjeksore të menjëhershme nga Shërbimi i Urgjencës në spital, ka për qëllim ofrimin e një ndihme urgjente efektive dhe marrjen në kohë të vendimeve që i takojnë periudhës pas daljes nga kushtet e emergjencës. Me qëllim rritjen e cilësisë së këtij shërbimi (shërbim që ofrohet nga të gjitha spitalet e vendit) nëpërmjet përdorimit më racional të barnave dhe zbatimit të praktikave e qëndrimeve klinike të bazuara në të dhëna, përcakton se vendimi i shtrimit në spital pas dhënies ose ekzekutimit të ndërhyrjeve të menjëhershme mjeksore në shërbimin e urgjencës, do të merret duke u bazuar në protokollet e mjekimit të përgatitur nga Klinikat Universitare përkatëse dhe të miratuar nga Ministri i Shëndetsisë, për të siguruar uniformitet në nivel kombëtar dhe zbatueshmëri të tyre.
***
U miratua vendimi "Për financimin e urdhërit të farmacistëve për një periudhë njëvjeçare"
Institucioni i urdhërit të Farmacistëve është krijuar me anë të Ligjit nr.9150, datë 30.10.2003 "Për urdhërin e farmacistëve në Republikën e Shqipërisë" dhe ka si qëllim ruajtjen e cilësisë së lartë të shërbimit farmaceutik dhe për zbatimin e rregullave të moralit të etikës farmaceutike. Urdhëri i Farmacistëve ka statusin e një enti publik dhe është i përbërë nga individë të cilët ushtrojnë profesionin e farmacistit në RSH.
Misioni i këtij institucioni eshtë ruajtja dhe garantimi i një niveli të lartë të formimit dhe edukimit shkencor e profesional të farmacistëve, ushtrimin e profesionit sipas kërkesave shkencore, normave të etikës mjeksore e të Kodit të Deontoligjisë Farmaceutike Shqiptare dhe mbrojtjen e pacientëve dhe konsumatorëve nga kequshtrimet profesionale dhe shkeljet e normave të ndryshme. Ky institucion për fillimin e funksionit të punës dhe nisjen e kryerjes së detyrave ka nevojë për një mbështetje financiare për fillimin e aktivitetit.
Në ligjin "Për urdhërin e farmacistëve në RSH" është parashikuar se shteti financon Urdhërin e farmacistëve për një periudhë 1 vjeçare, për të krijuar një infrastrukturë minimale funksionale për këtë institucion, i cili do të jetë i organizuar me një zyrë qëndrore në Tiranë dhe nga një zyrë përfaqësuese në çdo rajon/prefekturë.