E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot ne mbremje, ne Stamboll, me Kryeministrin e Turqise, Recep Tayyip Erdogan. Dy atutoritetet e larta kane vleresuar bashkepunimin e shkelqyer ne vite dhe ate

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot ne mbremje, ne Stamboll, me Kryeministrin e Turqise, Recep Tayyip Erdogan.

Dy atutoritetet e larta kane vleresuar bashkepunimin e shkelqyer ne vite dhe ate aktual midis Shqiperise dhe Turqise ne fusha te ndryshme, vecanerisht ne fushen e sigurise, mbrojtjes, marredhenieve njerezore dhe kulturore, duke shprehur gatishmerine per te rritur me tej kete bashkepunim edhe ne fushen e shkembimeve tregtare mes dy vendeve.

Te dy kryeministrat kane rene dakort te ndermarrin iniciativa dhe te ndertojne nje axhende te perbashket per intensifikimin e shkembimeve ekonomike nepermjet nxitjes se interesimit dhe afrimit te kompanive te njohura multinacionale qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne Turqi, per te marre pjese ne proceset e privatizimit dhe investimeve ne fusha te ndryshme ne Shqiperi, si ne infrastrukture, energjetike, telekomunikacion, sistemin bankar, duke e perqendruar bashkepunimin vecanerisht edhe ne kuadrin e Korridorit 8.

Kryeministri Nano dhe homologu i tij Erdogan kane ndare pikepamje te perbashketa edhe per bashkepunimin mes Shqiperise dhe Turqise ne proceset integruese ne strukturat euro-atlantike. "Keshtu, te dy vendet tona, duke permbushur objektivat e perbashketa integruese, do te jene partnere te aleateve tane te rendesishem euro-atlantike", tha z.Nano.

"Ta kthejme boshtin Tirane-Ankara ne nje pjese te rendesishme per inciativa qe paqetojne rajonin dhe permbushin aspiraten per te ardhmen e perbashket europiane", tha Kryeministri Nano gjate takimit me Kryeministrin turk Erdogan.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›