Kryeministri Fatos Nano, ne kuadrin e Klubit Politik te Ballkanit, ka zhvilluar takime me personalitete te njohura politike, pjesemarres ne kete forum. Ne kete kuader Kryeministri Nano ka shk
Kryeministri Fatos Nano, ne kuadrin e Klubit Politik te Ballkanit, ka zhvilluar takime me personalitete te njohura politike, pjesemarres ne kete forum.
Ne kete kuader Kryeministri Nano ka shkembyer mendime mbi zhvillimet rajonale,kontributin qe mund te jepet ne kete drejtim ne proceset e perbashketa integruese te vendeve te Ballkanit ne strukturat euroatlantike me Ion Iliesku, President i Republikes se Rumanise, Zhelyu Zhelev, ish President i Republikes se Bullgarise, me ish-Presidentin e Republikes se Turqise, Suljeman Demirel, me zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashteme te Turiqise, Habdullah Gul, si dhe me Kryetaren e Bashkise se Athines, Dora Bakoyannis me te cilen Kryeministri ka biseduar vecanerisht per hapat qe duhen hedhur ne proceset e metejshme per krijimin e lehtesirave emigranteve shqiptare qe banojne ne shtetin fqinje per integrimin e plote te tyre. Ndersa duke u ndalur ne projektet e perbashketa ne rrugen drejt BE-se bashkebisedesit ndane te njejten pikepamje se per kete ceshtje ne te dy vendet, si ne Shqiperi dhe ne Greqi, nuk ka opozite, por vullne e mirekuptim per te realizuar aspiraten integruese te rajonit si aspirata qe bashkon vlerat drejt te ardhmes se perbashket europiane.
Nderkohe, nje takim te vecante Kryeministri Nano ka zhvilluar me Arben Xhaferri pjesemarres ne kete forum. Gjate ketij takimi Kryeministri Nano u shpreh se implementimi i shpejte i Marreveshjes se Ohrit perben nje nga kushtet baze per bashkejetese te qendrueshme dhe si pasoje jep nje kontribut te vecante ne stabilitetin dhe paqen ne te gjithe rajonin.
Kryeministri Nano theksoi se vetem nepermjet bashkjeteses do te mund te pershpejtohen proceset integruese te rajonit ne institucionet euro atlantike.