E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar Pjesemarres Te dashur miq Zonja dhe Zoterinj Eshte kenaqesi per mua te ndaj me ju mendime per te ardhmen e Ballkanit dhe te kerkojme mundesi e te perdorim ne menyren me te mire avantaz

Te nderuar Pjesemarres
Te dashur miq
Zonja dhe Zoterinj

Eshte kenaqesi per mua te ndaj me ju mendime per te ardhmen e Ballkanit dhe te kerkojme mundesi e te perdorim ne menyren me te mire avantazhet tona qe i perkasin nje zone qe kerkon integrimin ne Europe ku kultura jone, padiskutim, ka kohe qe ka hedhur rrenje.

Eshte pranuar gjeresisht se kulturat e pasura dhe te larmishme te rajonit tone jane vleresuar se tepermi ne realitetin e botes kulturore . Nje vlere e vertete e saj eshte shpirti i popujve tane.

Nga ana tjeter, me gjithe ndryshimet bashkeekzistenca e kulturave tona ne perandorite multietnike bizantine dhe otomane ka krijuar nje lidhje mbreselenese, duke krijuar nje sinergji te jashtezakonshme.

Se bashku me qellimin tone te perbashket per tu bere pjese e realiteteve dhe zhvillimeve globale bashkejetesa jone kulturore perben nje instrument jashtezakonisht te fuqishem per ta pershpejtuar kete proces.

Kultura reflektoi situaten e re pas krijimit te shteteve moderne ne rajonin tone, te cilen une do ta konsideroja si nje gjendje e te qenit "… me romanticizem nacionalist".

Gjithkund kishte nje levizje per krijimin e kulteve dhe miteve nacionaliste, e cila me pas u ndryshua nga regjimet nacionalisto-komuniste, ne ndarje te mprehta dhe mjete separatiste dhe madje ne veteizolime.

Padyshim, integrimi i ri kulturor nuk do te zbehe, por do te ndricoje pasurine e mitologjive kombetare, sepse duhet te konsiderohet si nje pjese e ligjshme e saj dhe jo si nje instrument aktiv i jetes se perditshme dhe aq me pak si nje instrument politik.

Nderkohe, ne kemi intensifikuar perpjekjet ne rajonin tone per te integruar vendet tona ne BE. Me ze te larte dhe te qarte ne tani mund te themi se rajoni jone ka preferuar dialogun ne vend te konfliktit, integrimin, ne vend te sovranitetit tradicional, multikulturen ne vend te nacionalizmit primitiv romantik.

Ne kete kontekst, ne i kemi konsideruar te nje rendesie vitale dhe mbetemi per nje bashkepunim bilateral dhe multilateral. Ne te njejten kohe, ne mendojme se eshte paperjashtueshmerisht parakusht per integrimin global.

Ne sapo kemi perfunduar nje Konference te nivelit te larte ne Oher per Sigurine. Ne pamje te pare procesi i forcimit te sigurse se kufijve shfaqet si nje pjese e ecurise se procesit te integrimit.

Por ndersa konferenca u fokusua ne qellimin e forcimit te kufijve kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale, ajo gjithashtu kishte per qellim shnderrimin e tyre ne vija simbolike per shkembimin e vlerave, mallrave dhe ideve.

Perveç kompleksitetit te integrimit, ne kemi perfunduar nenshkrimin e marreveshjeve bilaterale per tregtine e lire per te rritur konkurrencen dhe kohezionin ne ekonomite tona me qellim per ti bere ato me te afta ne arritjen e ekonomive te perparuara europiane.

Proceset e integrimit ne rajonin tone padyshim kane kundershtaret e tyre. Keto jane krimi i organizuar, trafikimi ilegal si dhe nevoja sporadike e tezave nacionaliste qe i perkasin se kaluares.

Une besoj se ne kemi ngritur nje koncept te ri ne politikat qeverisese dhe kemi kurajon politike te perballemi me sfida te shumta ne rajon dhe me gjere.

Nje nga fenomenet qe rrezikon procesin e integrimit, modernizimin e koncepteve bashkekohore eshte saktesisht paaftesia e disa politikaneve per te perballuar sfidat ne keto realitete te reja.

Si rezultat, ne nje rruge krejt te paarsyeshme, ata i drejtohen tezave te vjetra nacionaliste, te cilat per shkak te varferise ose mentaliteteve te vjeteruara qe vazhdojne ende te vegjetojne mes nesh, rrezikojne te perhapen dhe te keqperdoren.

Megjithate, une besoj se keta qe luajne ne vale te tilla duhet te dine se koha kur dikush mund te mendoje gabim se mund te rrise kredon e tij duke hedhur balte mbi fqinjin ka kaluar dhe eshte mbyllur perfundimisht.

Ndersa kultura jone e re politike behet me e matur, rreziku i komercializimit dhe unifikimit te tyre perben nje kercenim ndaj kulturave tona, vlerave dhe besimeve ne realitetin e zhvillimeve globale, ndersa levizja e njerezve, kulturave dhe vlerave te pergjithshme eshte bere gjithnje e me e lire.

Ne kete drejtim, ne duhet te percaktojme qarte qe mitet nacionaliste dhe vecanerisht duhet te kemi shume kujdes kunder perdorimit te tyre spekulativ per te rritur mungesen e populizmit te politikanet. Pa nderhyre ne kulturat akoma te pazhvilluara dhe kulturat e tregut, eshte detyra jone e shenjte per te treguar kujdesin me te madh per te perftuar dhe kultivuar keto pasuri kulturore dhe ligje te lashta.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›