Kryeministri Fatos Nano është takuar sot pasdite në Athinë me ministrin e Turizmit, Dimistris Avramopulos. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta, të c
Kryeministri Fatos Nano është takuar sot pasdite në Athinë me ministrin e Turizmit, Dimistris Avramopulos.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta, të cilat do të zhvillojnë fushën e turizmit në Shqipëri, si dhe do ta bëjnë më tërheqëse hapsirën mes dy vendeve tona për turistët e huaj.
Pas takimit, Kryeministri Nano dhe ministri Avramopoulos i janë përgjigjur interesimit të medias.
Zoti Avramopoulos, i pyetur rreth takimit me Kryeministrin shqiptar, u shpreh se: "shkëmbyem mendime në fushën e turizmit mes dy vendeve dhe, shumë shpejt, unë do të jem në Tiranë për të folur me homologun tim për një marrveshje në fushën e turizmit mes dy vendeve. Shqipëria ka bërë një proges të dukshëm në vitet e fundit dhe Fatos Nano, një njeri me vision të madh, me prezencën ndërkombëtare dhe aksionet e tij po punon shumë për të gjetur rrugën e zhvillimit të Shqipërisë, gjë që ne e duam dhe jemi gati të kontribuoajmë në këtë drejtim".
Kryeministri Nano vlerësoi rolin dhe kontributin e zotit Avramopoulos për rritjen dhe konsolidimin e prioriteteve që Shqipëria ka për të hyrë në tregjet globale, siç është turizmi, për të treguar kapacitetin që ne kemi për të mirëpritur miq nga e gjithë bota. Kjo është një sfidë dhe ne do të fitojmë.
Lidhur me këtë sfidë, zoti Avramopoulos nënvizoi se "këtë opinion ne e kemi ndarë me Kryeministrin shumë kohë më parë, që përfaqëson edhe vizionin e gjeneratës së re, "ne ndihemi qytetarë të botës".