E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano gjatë vizitës së tij në qytetin e Beratit ka zhvilluar sot një vizitë në muzeun e Onufrit në ambjentet e kalasë së Beratit. Kryeministri Nano është njohur nga afër

Kryeministri Fatos Nano gjatë vizitës së tij në qytetin e Beratit ka zhvilluar sot një vizitë në muzeun e Onufrit në ambjentet e kalasë së Beratit. Kryeministri Nano është njohur nga afër me vlerat e jashtëzakonshme kulturore, arkeologjike dhe historike që ky muze përbën jo vetëm për Beratin, por për gjithë Shqipërinë. Zoti Nano duke vlerësuar punën e bërë për mirëmbajtjen e këtij muzeu ka diskutuar me ekspertët për mundësitë e një menaxhimi dhe kujdesi të veçantë të këtij tempulli të kulturës, sidomos në kushtet e nxitjes së turizmit kulturor dhe historik, në qytetin e Beratit.

Gjatë vizitës së Kryeministrit Nano në këtë muze, dy restauratorë të Institutit të Monumenteve prezantuan për herë të parë një ikonë të saporestauruar që i përkiste shekullit të 18.

Në përfundim të vizitës së tij në muzeun e Onufrit, në Berat, Kryeministri Nano la edhe një shënim në librin e përshtypjeve, në të cilin shkruhet: "Simbol i ruajtur me atdhedashuri i qytetërimit tonë. Vetëm Berati dhe Onufri mund ta realizonin këtë. Mirënjohje dhe respekt".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›