Te nderuar kolege, Shkelqesi, Zonja dhe zoterinj, Mbetet nje kenaqesi e veçante per mua si kryeminister dhe anëtar themelues ti uroj mireseardhjen ne Shqiperi Asamblesë Plenare te Klubit Poli
Te nderuar kolege, Shkelqesi,
Zonja dhe zoterinj,
Mbetet nje kenaqesi e veçante per mua si kryeminister dhe anëtar themelues ti uroj mireseardhjen ne Shqiperi Asamblesë Plenare te Klubit Politik të Ballkanit dhe t'i uroj Presidentit të rizgjedhur z.Zhelju Zhelev sukese në mandatin e dytë trevjeçar. Eshte rasti qe se bashku te konstatojme progresin e arritur dhe eren e re qe po fryn ne mbare Ballkanin. Jemi së bashku ne rruge te mbare, ne nje proces sfidash dhe progresi qe na shtyjne perpara ne rrugen e integrimit euroatlantik dhe sigurisht na largon në mënyrë të pakthyeshme nga tendencat ekstremiste apo ultranacionaliste te cilat ndezen konfliktet nderetnike gjate dekades se fundit. Edhe pse largesia kohore nga keta konflikte nuk është ende shumë e madhe, transformimet e realizuara dhe kapercimet politike dhe praktike jane te pabesueshme. Pa asnjw ekuivok, në këto transformime ka kontributin e vet të pazëvendësueshëm edhe Klubi Politik i Ballkanit.
Stabiliteti demokratik ne rajonin tone - them demokratik sepse ky eshte nje stabilitetit cilesisht i ri, krahasuar me ate te periudhave të izolimit qe na ofron e kaluara diktatoriale - po behet gjithnje dhe me i qendrueshem dhe i pakthyeshëm ndërkohë që mwritw e vjetra ia lene vendin tolerances, bashkëpunimit dhe bashkejeteses multietnike dhe multikulturore në rajon. Hapja e tregjeve mes nesh, dhe me gjere globalizimi i rajonit me Europen e Bashkuar, marreveshjet tashme te perfunduara te Tregtise se lire, permiresimi dhe modernizimi i korridoreve te levizjeve të lira - ketyre autostradave te komunikimit -, lufta e bashkerenduar kunder krimit nderkufitar, zhvillimi i turizmit dhe terheqja pothuajse e të njëjtëve investitore strategjike dhe kompanive globale në vendet tona po i sherbejne me se miri interesave rajonale dhe kombetare. Edhe me gjere akoma, keto zhvillime jane pjese e pandare e proceseve te europianizimit të Ballkanit. lnvestitore prestigjoze te permasave globale tashme e kane kaluar fazen e shfaqjes se interesit dhe kane filluar të veprojnë në tregjet, ne tavolinat tona te punes, duke iu bashkuar synimeve tona integruese eksperiencen dhe fuqine e tyre jo vetem financiare.
Ky progres rajonal nuk do te ishte i plote po të mos shoqerohej apo paraprihej nga shkembimi i lire i nje teresie vlerash te tradites te shoqerive tona. E kaluara jo fort e larget na bashkon në ndarjen e të njëjtave vlera dhe kjo është nje baze e mire qe shoqerite tona moderne te orientohen edhe me mire nga bashkejetesa moderne dhe nga sinergjia e vlerave europiane.
Ne kete kuptim bashkepunimi integrues mbetet nje proces i nderlikuar, sa historik, aq edhe bashkekohor, sa i meveçem, aq edhe i perbashket, ekonomik dhe institucional, njerezor e shpirteror. Në këtë kompleksitet, krijimi i teresise se infrastrukrurave te komunikimit dhe të lëvizjeve midis nesh, me shumë dimensione, rajonale dhe globale, është jetik për ritmet tona te zhvillimit. Eshte shume e rendesishme qe korridoret paneuropiane qe lidhin vendet tona me pjeset e tjera te kontinentit te shihen jo thjesht si nje shume infrastrukturash, por si pjese e pandare e integrimit dhe bashkëpunimit në rajon. Ata duhen pare gjithashtu si vazhdimesi e iniciativave te perbashketa, me nderhyrje dhe nderveprime qe rrisin bashkepunimin midis shoqërive dhe ekonomive tona, për të zgjeruar tregjet kombëtare, për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror, ekonomik e kulturor te vendeve tona. Pavaresisht nga ç' pretendohet, rajoni yne eshte bere me atraktiv per vemendjen nderkombetare. Kete e tregon edhe moria e pafund e institucioneve nderkombetare dhe rrjeteve te shumta qe mbështesin zhvillimet tona me iniciativa, që janë disa dhjetëra, të komunitetit ndërkombëtar për Europën Juglindore dhe qe e kane permiresuar ndjeshem terrenin psikologjik, njohjen e ndersjellte dhe bashkepunimin tonë me pjesën tjetër të botës. Brenda ketyre inisiativave te shumta qe gjallerojne ne rajonin tone, ne duhet te jemi akoma me selektive, të krijojmë sinergji dhe ti përqëndrojmë energjite dhe perpjeket tona financiare, politike e intelektuale ne realizmin e projekteve konkrete që kanë ndikim deçiziv ne te ardhmen tone europiane.
Do të përmendja në këtë kontekst Korridorin 8, atë tw Rivieres Adriatike, Korridorin 10 qe prekin vendet tona, Projektin AMBO, tregun e energjisw, marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe zonën e Shengenit ballkanik, për të cilën po përpiqemi të analizojmë, si disa nga shanset me te medha qe pershpejtojnë procesin e europianizimit te vendeve tona, qe per dekada me radhë, me se shumti per arsye historike, mbetën jashtë integrimit me pjesën tjeter te Europes.
Të gjitha këto zhvillime në proces lidhen pazgjidhshmërisht me stabilitetin demokratik dhe synimet integruese në rajonin tonë. Integrimi në realitetet euroatlantike në mënyrë të veçantë, zgjerimi i hapësirave të Aleancës së Atlantikut të Veriut edhe në Adriatik, zgjerimi i vendeve anëtare në BE edhe në Europën Juglindore, na kërkon të hartojmë, të zbatojmë dhe vlerësojmë politika, strategji dhe programe zhvillimi që e përshpejtojnë përafrimin e standarteve të jetës sonë shoqërore ekonomike dhe institucionale me ato të botës euroatlantike.
Vendet dhe kombet tona po hapen jo vetem ndaj njeri-tjetrit, por edhe ne nje kontekst me te gjere, europian e global. Por e ardhmja jone vazhdon të varet plotesisht nga ne, per nje bashkjetese ne paqe dhe me te mire sesa në shekullin e kaluar. Jemi te vetedijshem se sfida qe kemi perpara nuk eshte e lehte dhe se ngarkesat emocionale te se shkuares ende vende-vende vazhdojne te pengojnë të tashmen dhe te ardhmen tonë.
Qellimi yne eshte te integrojme diversitetin pa e zhdukur ate, si brenda vendeve tona ashtu edhe midis tyre. Po aq i rendesishwm eshte edhe ndertimi i marredhenieve te mira nder-rajonale. Ky nuk është më Ballkanizim, por eshte një hap deçiziv për integrimin europian të Ballkanit në Europë.
Proceset integruese ne rajonin tone sigurisht qe kane edhe kundershtaret e vet. Keta jane krimi i organizuar, trafiqet ilegale, informaliteti ne ekonomi, mungesa e standarteve te tregjeve te lira dhe ajo që eshte me e rendesishme, rishfaqja kohepaskohe e tezave nacionaliste qe i perkasin nje kohe te perenduar për të gjithë ne. Kjo qe them ka te beje me konceptet e reja te politikave qeverisese, me kurajon e politikaneve per te perballuar sfidat qe nuk jane te pakta dhe nuk jane të vetme për rajonin tone. Nje nga dukurite qe me se shumti kercenon proceset integruese dhe filozofitë modeme te qeverisjes dhe te bashkepunimit, eshte pikerisht paaftesia e nje pjese te politikaneve, edhe në Ballkan, për te perballuar sfidat e realiteteve te reja qe reformohen.
Ne menyre te paarsyeshme vazhdon të ndodhë që dikush t'u rikthehet tezave te vjetra nacionaliste, të rifilloje apo të nxisë debate shterpe per te "keqen qe vjen nga fqinjet", koncepte te cilat, edhe per shkak te varferise apo te mentaliteteve ende të gjalla të së kaluarës, rrezikojne te keqperdoren. Megjithate, une jam i bindur ashtu si anëtarët themelues të Klubit se koha kur ishte e mundur që dikush të perpiqej te permiresonte imazhin e vet duke hedhur baltë në dritaren e fqinjit, ka mbaruar nje here e mire. Jetojme ne nje realitet te hapur per gjithkend, që siç thote nje mendje e ndritur, "i ngjan nje shtepie prej xhami".
Ajo që e bën të pakthyeshëm këtë realitet është që të gjitha qeveritë dhe institucionet demokratike në vendet e Ballkanit kanë të njëjtat detyra, me të njëjtën axhendë të integrimit në NATO dhe në BE.
Te nderuar miq,
Ne perjetojme nje nivel bashkepunimi qe nuk ka ekzistuar kurre me pare por ne perballemi me çeshtje ende te hapura qe presin ndikimin tone pozitiv.
Une vizitova Kosoven ne ditet e para te marsit, ku pata mundesine te shoh nje realitet shoqëror dhe një klase politike te maturuar, te pergjegjeshme dhe të aftë për të permbushur standartet e një demokracie multietnike. Me ta ndame te njejtin qendrim që ndajmë me njëri-tjetrin dhe me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe në rajon për të ardhmen tonë të perbashket. Bashkarisht konkluduam se e ardhmja jonë e përbashkët, pra edhe e Kosoves, nuk eshte Tirana, as Beogradi, por Brukseli, si kryeqytet i NATO-s dhe i Bashkimit Europian. Dhuna e muajit mars qe shpertheu në Kosovë dhe që solli humbjen e shume jeteve njerezore, si dhe demtimin e nje vargu institucionesh te kultit dhe të lirive themelore të njeriut, i kundervihet qartesisht progresit te arritur dhe qëllimeve tona të përbashkëta për një të ardhme euroatlantike në rajon. Ndekaq gjej rastin te pershendes qendrimin e pergjegjshem te liderave politike kosovarë perballe kesaj gjendjeje, të cilët inicuan edhe rindërtimin e kishave dhe shtëpive serbe të shkatërruara, duke perseritur se Shqiperia do te vazhdoje te denoje aktet e dhunës ndëretnike si pengesë e progresit ne rajonin tone, dhe jo vetem te Kosoves. Do të uroja që edhe zhvillimet në Serbi të jenë të pakthyeshme dhe në përputhje me ritmin dhe tendencat e integrimit global të rajonit tonë. Ky eshte nje element tjeter i pergjegjesise rajonale qe na bashkon edhe në Klubin Politik të Ballkanit. Nga ky bashkepunim kemi te mirat qe permendem, por prej tij burojne edhe pergjegjesite e secilit, pergjegjesi te cilat nuk mbyllen me vetem brenda vendit ku jetojme. Nese diçka e keqe ndodh ne Shqiperi, Serbi apo gjetke, per kete paguajme të gjithë në rajon. Paguajme tkurrjen e investimeve, rritjen e mbështetjes dhe të besimit ndërkombëtar per rajonin dhe kapacitetet e tij, demtimin e imazhit që për ne nuk mund të jetë veçse i perbashket. E kunderta rezulton kur secili prej nesh shenon hapa përpara në drejtim të standarteve euroatlantike.
Me kete ndjenje pergjegjesie, Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur vlerësimin pozitiv të BE-së per anëtarësimin e Kroacice dhe pershpejtimin e proceseve integruese te secilit prej vendeve te rajonit. Ne po bashkepunojme me shumë sukses dhe besim me Maqedonine, Kroacine dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne kuader te Kartes se Adriatikut që po shfaqet si nje model shumë i mirë bashkepunimi për proceset integruese rajonale dhe globale, që duhet ndjekur edhe nga vende te tjera te rajonit. Ne presim dhe jo vetem shpresojme se Samiti i Stambollit, ne fund te qershorit, siç vlerësuam edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Z. Jaap De Hup Shefer para pak ditësh do te percaktoje nje angazhim të qartë per anetaresimin perfundimtar te vendeve tona ne strukturat e Aleances se Atlantikut Verior në të ardhmen e afërt. Ky do te jete nje hap jetik per me shume paqe, stabilitet dhe prosperitet ne gjithe rajonin tone e me gjere se kaq.
Te nderuar miq, jetojme ne nje periudhe unikale per historine e vendeve tona: eshte
koha e rikthimit tone ne Europe, atje ku historia na shkeputi padrejtesisht. Unë jam i bindur se 25 vjetori i rënies së murit të Berlinit do të na gjejë të gjithëve anëtarë me të drejta të plota të BE-së. Ne kemi mundesine - per kete arsye edhe pergjegjesine ta ndryshojme rajonin tone, por dhe Europen per me mire. Ky qellim i larte do te realizohet me shpejt vetem nese vendet e Ballkanit do te punojne se bashku. Shembullin e ketij bashkepunimi, mirekuptimi dhe sinergjie e ofron ne menyre kaq transaprentre dhe elokuente ky Klub, qe doemos ka luajtur nje rol, e theksoj, të pazëvendësueshëm për afrimin, mirëbesimin dhe përshpejtimin e proceseve të integrimit qe dëshmohet edhe sot, qartesisht e pa ekuivoke ne proceset e patjetersueshme ku kemi hyre per te mos u kthyer me mbrapa.
Ju faleminderoj për kontributet dhe vëmendjen!