E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite Kryeministri Fatos Nano mori pjese ne ceremonine e inagurimit te ekspozites "Ngjyrat e Shqiperise" me vepra të piktorëve shqiptarë në botë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishi

Sot pasdite Kryeministri Fatos Nano mori pjese ne ceremonine e inagurimit te ekspozites "Ngjyrat e Shqiperise" me vepra të piktorëve shqiptarë në botë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe Ministri i Kultures Blendi Klosi, perfaqsues te ndryshem nga trupi diplomatik ne Shqiperi, si dhe artiste e të ftuar nga fusha e artit.

Në fillim të kësaj ceremonie e mori fjalën Kryeministri Nano i cili ndërmjet të tjerash u shpreh:

"Te nderuar miq,
eshte nje privilegj jo i shpeshte qe te kem nderin te flas perpara artisteve dhe aq me shume para artisteve si ju qe e ndajne kohen dhe artin e tyre mes Shqiperise dhe botes se madhe ku punojme te integrohemi çdo dite. Produkti i kesaj ekspozite ka te beje me ndertimin e nje imazhi me koherent dhe te vertete te Shqiperise, te vlerave te saj, te aftesive te saj per te konkuruar dhe ballafaquar me boten. Kur kjo behet ne nje fushe elitare, sikunder kjo e arteve pamore, krenaria eshte edhe me e ligjeshme.
E spikatur ka qene, pergjate shekujve, plejada e artisteve shqiptare, e cila ka zbukuruar me volume dritash dhe ngjyrash imazhin e katedraleve perendimore dhe ornamentistiken e veprave te medha te artit lindor. Sot, ne koherat moderne, ne asistojme ne nje fenomen te ri, qe eshte ballafaqimi i punes dhe suksesit te tyre me atdheun, jo me vetem ne nivel individual, siç; ka ndodhur me heret, par ne trajten e nje network-u artistik. Kjo perben nje karakteristike jo vetem tonen, por te krejt shoqerise bashkekohore ne realitetin e zhvillimeve globale.

Nje poet i shquar ballkanas thote: Kudo qe shkoj e mbart atdheun me vete, si nje plage te fresket". Kjo u ka ndodhur edhe piktoreve dhe artisteve shqiptare qe tashme jetojne neper bote. Elementet tragjike te Ballkanit qe ata kane marre me vete, zbutur ne lengun e ngrohte shakullit te Rivieres Mesdhetare, u kane sherbyer atyre per tu identifikuar ne mes korrenteve, prirjeve elegante e te rafinuara te nje Bote teper dinamike, konkurruese e te hapur.
Pasionet e fuqishme - shqiptare dhe "shpirti rebel", ka kontribuar ne pervetesimin pa shume veshtiresi e ne menyre organike, te sistemeve te shprehjes bashkekohore, duke ia dale mbane ti ofrojne nje perspektive te re pervojes dhe kultures shqiptare pjese e te ciles ata jane.

Ketu qendron dhe suksesi i tyre: pasi duke qene se shume prej tyre jane formuar ne nje vend te vogel e krejt te izoluar, ata po pasurojne sistemet e shprehjes me nje kulture te gjere e deri dje te panjohur.
Hapja e kesaj ekspozite te perzgjedhur me kujdes ne Tirane, eshte prova me e mire se artisti rikthehet ne vendin e vet, perhere. Kesaj radhe keta artiste kane ardhur me kete bagazh te ri shkembimesh dhe arritjesh. Ata jane po aq qytetare te mire te botes universale te artit, sa edhe atdhetare te vertete, te ketij atdheu i cili ka vazhdimisht nevoje per ta. Ata jane keshtu perfaqesues te shoqerise shqiptare dhe te vlerave te saj per te cilat tradicionalisht kemi qene krenar: miqesine, fisnikerine, forcen dhe pasionin.

Per te gjitha keto, une i falenderoj!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›