E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot në mesditë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jaap de Hup Sheffer. Fillimisht, dy autoritetet e larta kanë zhvilluar një takim të veçantë, d

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot në mesditë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jaap de Hup Sheffer. Fillimisht, dy autoritetet e larta kanë zhvilluar një takim të veçantë, dhe më pas janë zhvilluar bisedimet midis dy delegacioneve zyrtare, ku janë diskutuar çështje të integrimit të Shqipërisë në strukturat e Aleancës së Atantikut, reformat në këtë drejtim, roli i Shqipërisë në funksion të forcimit të sigurisë dhe paqes në rajon, bashkëpunimi midis vendeve të Kartës së Adriatikut, si dhe angazhimi i Shqipërisë në misionet paqeruajtëse. Në përfundim të takimeve, Kryeministri Fatos Nano dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hup Sheffer kanë bërë deklarata përpara medias ku janë shprehur:

Kryeministri Fatos Nano: U takova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, zotin Sheffer. Mirëseerdhe zoti Sheffer në Tiranë, në një tur rajonal që i paraprin Samitit të Stambollit. Kjo vizitë na dha rastin të shkëmbejmë informacion për vazhdimin e reformave të modernizimit të ushtrisë, rritjes së standarteve, të vlerave euroatlantike, si dhe për të kuptuar akoma më mirë nevojën e vazhdimit të angazhimeve të përbashkëta për progresin e të gjithë rajonit drejt institucioneve euro-atlantike.

Karta e Adriatikut, në të cilën Shqipëria bashkëpunon me Kroacinë dhe Maqedoninë, si dhe partneriteti i saj me dy vendet e tjera të rajonit, Serbi dhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovinën, mbeten dy instrumenta prioritarë për të zgjeruar bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut edhe në kuadrin e Samitit të Stambollit. Ne mirëkuptuam arsyetimin dhe vlerësimin e Sekretarit të Përgjitshëm Sheffer. Samiti i Stambollit do të njohë këtë progres dhe këtë angazhim për zgjerimin e Aleancës në të ardhmen edhe me vendet tona.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Sheffer: Faleminderit zoti Kryeministër për mikëpritjen tuaj. Kam ardhur ketu në Tiranë, dhe gjithashtu do të vizitoj dhe dy partnerët tuaj të Adriatik 3, përpara Samitit të Stambollit. Natyrshem për të diskutuar dhe inkurajuar ambiciet e Shqipërisë për t'u bërë anëtare me te drejta te plota ne NATO. Ne bisedat që zhvillova me Kryeministrin, ashtu si edhe me Ministrin e Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes, ne prekëm të gjithë elementet e rëndësishëm lidhur me ambiciet tuaja për afrimin në NATO.

Ju e dini, që elementët kyç për këtë çështje janë reforma në fushën e mbrojtjes dhe atë që unë dëshiroj ta cilësoj vlerat e shoqërisë.

Unë jam i sigurtë për angazhimin e qeverisë së Shqipërisë në të dy këto fusha. Është i rëndësishem, gjithashtu, vazhdimi i luftës kunder krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë unë vazhdoj të theksoj se angazhimi i qeverisë është i qartë, dhe i dukshem sikurse për të gjitha reformat e rëndësishme në fushën e mbrojtjes, të cilat janë të domosdoshme në rrugën e saj drejt NATO-s. Më lejoni të bëj të qartë që nuk po deklarohem kështu sepse NATO e kërkon këtë, por sepse vete Shqipëria i kërkon këto reforma.

Unë vlerësova rolin e Shqipërisë dhe qeverisë së saj për pjesëmarrjen aktive në operacionet paqeruajtëse, në të cilat NATO luan një rol shumë të rëndësishëm. Kjo është një shenjë shumë e mirë që Shqipëria tashmë merr përgjegjësi pa qenë ende anëtare me të drejta të plota në NATO në operacionet paqeruajtëse. Trupat paqeruajtëse të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë pjesëmarëse aktive dhe efektive dhe po tregojnë solidaritet me NATO-n.

Ne sigurisht diskutuam edhe mbi zhvillimet në rajon dhe rëndësisë së madhe që NATO i jep gjithashtu edhe inisiativave të ndërmarra në kuadër të Kartës së Adriatikut 3. Kjo është dhe arsyeja që këto ditë, pas Tiranës, do të zhvilloj edhe një vizitë të shkurtër në Shkup dhe Zagreb. Dëshiroj të inkurajoj të tre vendet për të punuar ngushtësisht sëbashku jo vetëm për interes të NATO-s, por edhe në interes të stabilitetit dhe sigurisë më të gjërë në rajon. Siç e përmendi edhe Kryeministri në fund të qershorit do të mbahet një samit shumë i rëndësishëm në Stamboll, ku unë jam i sigurtë se do t'i jepet një shenjë inkurajimi Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO të tre vendeve dhe ambicieve të tyre për t'iu bashkuar NATO-s.

Unë konstatoj se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe pata mundësinë që t'i shprehja Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare se unë personalisht jam i angazhuar, si Sekretar i Përgjithshëm, që Aleanca e Atlantikut do ta asistojë Shqipërinë në ambiciet e saj për anëtarësim të plotë në NATO.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›